×
aeroplanmbajtëse

Ndërmarrja kineze e ndërtimit të avionëve "Shenyang Aircraft Corporation" filloi prodhimin në seri të gjuajtësve të rinj të kuvertës "J-15", me të cilët planifikohet të pajiset grupi ajror i aeroplanmbajtëses "Liaoning" dhe anijeve të ardhshme aeroplanmbajtëse.

Më 16 nëntor të vitit 2013 në Severodvinsk do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit Forcave Ushtarako-Detare të Indisë të aeroplanmbajtëses së projektit 11430 "Vikramaditya", të konstruktuar nga konvertimi i kryqëzorit aeroplanmbajtës të projektit 11434 "Admiral Gorshkov".

SHBA-ja nisi aeroplanmbajtësen "Geoge Washington" drejt brigjeve të Filipineve për pjesëmarrje në likuidimin e pasojave të tajfunit "Haiyang".

Në bazat ushtarake të SHBA-së pranë shtetit të Uashingtonit do të kthehen aeroplanmbajtësja "Ninmitz", që ndodhet në Mesdheun lindor, dhe shkatërruesit raketorë "William Lawrence" dhe "Stokdale", që e shoqërojnë atë. 

Aeroplanmbajtësja e Forcave Ushtarako-Detare amerikane "Forrestal" e nxjerrë jasht përdorimit u shit për skrap vetëm për 1 cent.

Autoritetet e Koresë së Veriut janë kërcënuar të asgjësojnë aeroplanmbajtësen amerikane që ndodhet në afërsi të vendit, duke dënuar fuqishëm stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Aeroplanmbajtësja "Vikramaditya" (ish "Admiral Gorshkov"), e cila është planifikuar t'i dorëzohet palës indiane më 15 nëntor, do të mbërrijë në Indi në shkurt të vitit 2014, njoftoi të mërkurën gazetarët Zv. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ruse Rosoboronexport, Viktor Komardin.

Përfundoi me sukses seria e fluturimeve detare "MiG-29" nga kuverta e aeroplanmbajtëses indiane "Vikramaditya", e cila po kalon stadet e testeve në Detin Barenc.

Aeroplanmbajtësja amerikane "Nimitz" filloi zhvendosjen e vet nga Deti Arabik për në Detin e Kuq, në mënyrë që të jetë sa më afër kufirit të Sirisë. Aeroplanmbajtësja në fjalë shoqërohet nga një kryqëzor dhe katër shkatërrues (destroyers).

Komanda e Flotës Ushtarake Detare ruse nuk i ka ndryshuar planet e saj për të dërguar në fund të vitit në Tartus kryqëzorin e rëndë aeroplanmbajtës "Admiral Kuznecov", njoftoi Agjencia informative ruse ITAR-TASS, duke iu referuar një burimi në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

 

Në të ardhmen e afërt Kina do të rrisë numrin e aeroplanmbajtëseve të veta, deklaroi sot Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës, Yang Yujun.

Aeroplanmbajtësja amerikane "Nimitz" vazhdon të kryejë detyrat e veta luftarake në Oqeanin Indian, pavarësisht mbërritjes së aeroplanmbajtëses "Harry Truman", e cila duhej ta zëvendësonte atë në përputhje me planin e rotacionit.

Aeroplanmbajtësja e parë indiane e prodhuar në vend “INS Vikrant” u lëshua sot në ujë në kantierin detar në qytetin e Kochi në shtetin e Kerala.

Aeroplanmbajtësja indiane "Vikramaditya" (ish-aeroplanmbajtësja "Admiral Gorshkov"), e modernizuar në ndërmarrjen ruse "Sevmash", do t’i dorëzohet palës porositëse pa kompleksin kryesor të mbrojtjes kundërajrore.

Një satelit amerikan fotografoi kantjerin kinez të ndërtimit të anijeve "Changxing", ku midis anijeve civile u pikas edhe një objekt i dyshimtë.

Pentagoni deklaroi mbi reduktimin e afërt të forcave të armatosura.

Një grup luftanijesh amerikane, të kryesuara nga aeroplanmbajtësja bërthamore “Harry Truman”, do të niset këto ditë drejt Gjirit Persik për dezhurn luftarak, njoftuan Forcat Ushtarake Detare amerikane.

Simulatori tokësor i aviacionit të kuvertës, konstruktimi i të cilit po realizohet në rajonin Ejsk në Detin e Azovit, u përdor për herë të parë për lëshimin e avionit trajnues-mësimor të kuvertës “Su-25UTG”.

Aparati fluturues pa pilot “X-47B” i Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së për herë të parë u ul me sukses në kuvertën e aeroplanmbajtëses "George Bush", e cila ndodhet në Oqeanin Atlantik pranë brigjeve të shtetit të Virxhinias.

Skuadroni sulmues i luftanijeve amerikane me në krye aeroplanmbajtësen bërthamore “Nimitz” ka hyrë në zonën e përgjegjësisë të Flotës së Shtatë Operative në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30