×
anije kozmike, Tetor 2012
Anija ruse “Progress”, e cila starton sot nga kozmodromi "Bajkonur" (Kazakistan) për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), do të transportojë atje ngarkesat 8 herë më shpejt se zakonisht.
Sot nga kozmodromi “Bajkonur” u realizua lançimi i raketëmbajtëses "Sojuz-U" (russ. «Союз-У») me anijen kozmike të transportit "Progress M-17M" (russ. «Прогресс М-17М»). Ajo po çon në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) më shumë se 2.5 ton ngarkesa me rëndësi jetike. Anija kozmike “Progress” do të dërgojë në orbitë, përveç pajisjeve shkencore, pjesëve të këmbimit dhe atyre kompletuese për Stacionin, edhe fruta të freskëta: mollë, portokalle, limona.
Një program i hollësishëm i studimit të Hënës, i përpiluar për dekadën e ardhshme, përfshin realizimin e dy uljeve në sipërfaqen e saj, një ekspeditë orbitale dhe kthimin në perspektivë në Tokë të mostrave të dheut hënor. Projektet do të kryhen në bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar.
Fluturimi i parë komercial i anijes kozmike amerikane “Dragon” në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) përfundoi. Anija realizoi tashmë uljen e vet në Oqeanin Paqësor.
Anija kozmike e pilotuar ruse "Sojuz TMA-06m" me ekuipazhin e ekspeditës së re në bord, e cila u lëshua të martën nga kozmodromi “Bajkonur”, u ankorua në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në mënyrë automatike.
Nga kozmodromi "Bajkonur" u lëshua raketëmbajtësja "Sojuz-FG" me anijen kozmike "Sojuz TMA-06m", në bordin e së cilës gjendet ekuipazhi i ri i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - kozmonautët e Agjencisë Federale Kozmike ruse "Roskozmos" Oleg Novitski, Eugjeni Tarjellkin dhe astronauti i NASA-s Kevin Ford.
U miratua përbërja përfundimtare e ekspeditës ndërkombëtare që nesër do të niset për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Ekuipazhi i ri përfshin rusin Oleg Novitski, bjellorusin Evgeni Tarjellkin dhe amerikanin Kevin Ford.
Shkencëtarët rusë planifikojnë të rikthehen në Hënë, duke realizuar misionin automatik me uljen në satelitin natyror të Tokës në vitin 2015.
Astronautët e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) shtetësja amerikane Sanita Williams dhe kolegu i saj japonez Akihiko Hoshide ditën e enjte filluan shkarkimin e anijes kozmike komerciale amerikane “Dragon”, një ditë para bashkimit me kompleksin orbital.
Rusia vazhdon t’i ruajë vetes me mjaft siguri pozitën kryesuese në tregun e shërbimeve për nxjerrjen e aparateve kozmike në orbitë: nga 640 lëshimet e suksesshme të 10 viteve të fundit Federatës Ruse i bien për pjesë 255.
Astronautët Sunita Williams dhe Akihiko Hoshide ankoruan me sukses anijen e parë komerciale kozmike me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Dyert e anijes pritet të hapen të enjten më 11 tetor.
Më 4 tetor të vitit 1957 nga poligoni Tjuratam, i cili më vonë u bë i njohur si kozmodromi “Bajkonur”, u lëshua sateliti i parë artificial i Tokës. Duke trashëguar nga Bashkimi Sovjetik një infrastrukturë mjaft të zhvilluar kozmike, Rusia, pavarësisht nga periudha e vështirë që përjetoi në vitet 1990-2000, diti të ruajë potencialin e vet në këtë fushë, megjithëse jo në vëllim të plotë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
1
2
3
5
6
7
8
9
13
14
15
16
17
18
19
20
21
24
26
27
28
30