×
libri

Bashkimi Evropian duhet "të bashkëpunojë me Rusinë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë", mendon ish-Kancelari gjerman Gerhard Schröder.

Studentët amerikanë kanë krijuar një libër të aftë për të reaguar ndaj emocioneve të lexuesit dhe për të riprodhuar pjesërisht situatën në të cilën gjendet protagonisti i veprës.

Në shtëpinë botuese ruse "Literatura artistike" kohët e fundit doli në dritë libri i autorit Vacllav Kllaus "Integrimi evropian pa iluzione" (Václav Klaus. "Evropská integrace bez iluzí").

Në Moskë startoi Panairi i Letërsisë Intelektuale non/fiction. Paralelisht në sallat e ekspozimit të Shtëpisë Qendrore të Piktorit u hap një ekspozitë, në të cilën gjithkush që dëshiron mund të shikojë ilustrimet e mrekullueshme të përrallave më të mira ruse dhe evropiane, të krijuara nga piktorët e famshëm të shekullit të XX-të.

CIA i fshehu lidhjet e veta me Lee Harvey Oswald dhe për shkak të kësaj shumë njerëz filluan të dyshojnë përfshirjen e shërbimeve sekrete amerikane në vrasjen e John Kennedy, konfirmon i nominuari për çmimin Pulitzer Prize, gazetari dhe shkrimtari irlandez Anthony Summers. Ai ndërmorri hetimin e vet të rastit të vrasjes së Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara dhe shkroi bazuar në rezultatet e tij librin me titull "Jo në jetën tuaj" ("Not In Your Lifetime").

Lee Harvey Oswald nuk ishte i përfshirë në vrasjen e Kennedy (John Fitzgerald Kennedy), ai thjesht u bë "kokë turku", tha në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ish-anëtari i Komisionit të Teksasit për hetimin e vrasjes së Presidentit John Kennedy, avokati Jack Duffy.

Romani "The murder of Roger Ackroyd" i shkrimtares britanike me famë botërore Agatha Christie fitoi konkursin e romaneve më të mirë detektivë.

"RRUGA E VET - Putini dhe Rusia e re" (titulli origjinal "PÅ EGENE PRÆMISSER Putin og det nye Rusland") - kështu titullohet libri i historianit dhe gazetarit të pavarur danez Jens Jørgen Nielsen, prezantimi i të cilit u zhvillua të shtunën, më 26 tetor, në Kopenhagen.

Gazetari britanik Luke Harding, i cili ka punuar si korrespondent për Guardian në Rusi, do të shkruajë një libër për Edward Snowden.

Hetuesit ngritën një padi për shkak të shitjes në libraritë e Moskës të veprave të kriminelëve nazistë Joseph Goebbels dhe Benito Mussolini, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë.

Në Panairin e Librit të Moskës ishte e pamundur të mos vihej re stenda e Shtëpisë Botuese shqiptare "Fan Noli". Ekspozita tërhoqi vëmendje të paktën për shkak të faktit që në Rusi është pothuajse e pamundur të gjesh libra në gjuhën shqipe. Në stendë vizitorët janë mirëpritur nga Drejtori i Shtëpisë Botuese "Fan Noli", Rexhep Hida. Në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" z. Rexhep Hida tregoi mbi botimet që ai paraqet në Moskë. Por në radhë të parë ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në Panairin e Librit të Moskës:

Më 4 shtator në Moskë në Qendrën Mbarëruse të Ekspozitave u hap forumi kryesor i librit në Rusi - Panairi i 26-të Ndërkombëtar i Librit, i cili do të jetë i hapur deri në 9 shtator. Panairi i Librit është një eveniment në qarqet botuese që mbledh në një vend njerëz të profesioneve dhe interesa të ndryshme, por në radhë të parë autorët e librave.

Qendra Bibliotekare e qytetit të Moskës ka shpallur mbi zhvillimin e 3 ankandeve të hapura për blerjen e librave.

Një përdorues i Facebook në Francë u ankua se rrjeti social i rekomandoi atij të lexonte librin "Mein Kampf" të Adolf Hitlerit ("Lufta ime").

Në Ekaterinburg, i cili pretendon të zhvillojë Ekspozitën Botërore "Expo 2020", në prag të Ditës së Qytetit u bë prezantimi i ekzemplarëve të parë të edicionit luksoz të albumit të botuar "Pavijoni prej gize i Kaslinskit: krijimi dhe ripërtëritja".

Që nga koha kur njeriu shpiku gërmat, mësoi t’i rendisë ato, të krijojë prej tyre fjalë dhe të shkruajë libra, në botë nuk po rreshtin debatet në lidhje me dobinë apo dëmin e leximit. Mbrojtës të këtij procesi në të gjitha kohërat ka pasur jo pak: të gjitha kokat e ndritura të shkencës, murgjit dhe iluministët e tjerë e mbështetën njëzëri leximin, duke këmbëngulur në domosdoshmërinë e tij për edukimin e gjithanshëm e vlerëplotë të qytetarit, të aftë për të drejtuar shtetin dhe për t’i shërbyer vendit të tij me besnikëri e devotshmëri.

Anëtari i Dhomës Shoqërore të Federatës Ruse, avokati Anatoli Kuçerena, i cili mbërriti sot në aeroportin ndërkombëtar "Sheremetievo", i solli ish-bashkëpunëtorit të CIA-s Edward Snowden kryeveprat e shkrimtarëve të mëdhenj rusë Fjodor Dostojevski dhe Anton Çehov.

Libri i ekonomistit João Ferreira me titull "Përse ne duhet të refuzojmë euron" u shndërrua në një bestseller të vërtetë në Portugali.
"Një luftë - dy fate". Këtë titull mban libri i kujtimeve, prezantimi i të cilit u zhvillua në Moskë në vigjilje të 68-vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Libri ka dy autorë: banori 93-vjeçar i Moskës Valentin Ivanov, i cili ka luftuar në njësitë e artilerisë sovjetike, dhe banori 90-vjeçar i qytetit gjerman të Dreieich, Carl Kul, i cili pat luftuar në artilerinë kundërajrore Luftwaffe.
Në shtëpinë botuese ruse “Akademia-XXI” doli në dritë libri i shkrimtarit ushtarak bullgar “Historia e Fortesës Shumla (turqisht Šumla)” Georgi Xhumalijev (titulli origjinal i librit në bullgarisht “История на Шуменската крепост” Георги Джумалиев).
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30