×
Marsi, Prill 2013
Kompania private jokomerciale “Mars One” filloi pranimin e aplikimeve nga ata që dëshirojnë të jenë kolonët e parë në Mars. Sipas planeve të Bas Lansdorp, sipërmarrësit nga Holanda dhe iniciatorit të projektit në fjalë, katër kolonistët e parë do të mbërrijnë në Planetin e Kuq pas 10 vjetësh - më 24 prill të vitit 2023. Ata do të mbeten atje përgjithmonë, pasi mundësitë dhe mjetet për t'u kthyer në Tokë nuk parashikohen në projekt. Meqë ra fjala, kjo do ta bëjë dhjetë herë më të lirë planin në tërësi.
Numri i aplikantëve për pjesëmarrje në fluturimin e pilotuar në Mars madje që tani është mjaft impresionues, konfirmojnë organizatorët e këtij misioni të udhëhequr nga turisti i parë kozmik, Dennis Tito. Pranimi i aplikacioneve të kandidatëve do të fillojë vitin e ardhshëm.
Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” me ndihmën e instrumentit "Sample Analysis at Mars” mundësoi zbulimin e faktit se atmosfera marsiane përmban 4 herë më shumë izotop të lehtë (argon-36) në krahasim me atë më të rëndë (argon-38).
Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” humbi lidhjen me Tokën për shkak të pozicionimit të përkohshëm të Marsit pas Diellit. Në kohën kur Marsi ndodhet prapa Diellit sinjalet e radios i mbysin zhurmat e shkaktuara nga kurora diellore.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
23
25
26
27
28
29
30