×
Marsi, 2013

Shkencëtarët amerikanë kanë prezantuar raportin e parë të hollësishëm mbi rrezatimin në sipërfaqen e Marsit. Ai bazohet në të dhënat e mbledhura nga detektori i vlerësimit të rrezatimit, i cili është instaluar në Mars Rover "Curiosity", për 300 ditët e para të misionit.

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Sonda indiane e Marsit "Mangalyan" e ngriti me sukses orbitën e saj në një lartësi prej 118.000 km mbi Tokë, duke kompensuar pasojat e difektit që ndodhi një ditë më parë gjatë procesit të radhës të rritjes së orbitës, njoftoi Organizata indiane e kërkimeve kozmike.

India për herë të parë në historinë e vendit lëshoi një anije kozmike pa pilot drejt Planetit të Kuq.

Agjencia Hapësinore Europiane (European Space Agency, ESA) dhe specialistët gjermanë të grafikës kompjuterike paraqitën një video, në të cilën shfaqen imazhe të Marsit nga lartësia e aparatit fluturues kërkimor "Mars Express".

Misioni shkencor me destinacion satelitin e Marsit - Phobos do të realizohet në vitin 2022, njoftoi Drejtori i Institutit të Kërkimeve Kozmike Lev Zeljonij.

India është duke u përgatitur që të bëhet vendi i pestë në dërgimin e aparateve fluturuese kozmike drejt Marsit. Është krejtësisht e qartë se në botë ​​ka filluar gara e projekteve kozmike për kolonizimin e këtij planeti.

Pyetja në lidhje me faktin se a ka vallë jetë në Mars mbetet e hapur, mendon Kreu i laboratorit të Institutit fiziko-teknik të Moskës, Vladimir Krasnopolskij.

Më shumë se 165 mijë persona kanë shprehur dëshirën për të shkuar përgjithmonë në Mars. 

Nënkryetari i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë ("Roskozmos") Oleg Frollov dhe Kreu i Agjencisë Hapësinore Europiane (European Space Agency - ESA) Jean-Jacques Dordain diskutuan gjatë zhvillimit të Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në periferi të Moskës bashkëpunimin në sferën e eksplorimit të Marsit dhe Hënës.

Gjatë fjalimit të tij, në një konferencë në Itali, profesori dhe gjeokimisti Steven Benner deklaroi se me sa duket jeta në Tokë ka lindur si rrjedhojë e pluhurit ose shkëmbinjve të Marsit që u gjendën në hapësirën ​​ndërplanetare pas përplasjes me ndonjë meteorit ose si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm vullkanik.

Projekti kryesor i NASA-s në vitet e ardhshme do të jetë realizimi i fluturimit dhe zbarkimit në Mars, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" në ditën e festimit të përvjetorit të 55-të të Agjencisë Hapësinore Amerikane historiani i saj kryesor, William Barry.

Në Rusi ka filluar puna për realizimin e projektit të përbashkët me evropianët "EkzoMars" - dërgimin e komplekseve kërkimore në Mars në vitet 2016 dhe 2018. Në Bashkimin Prodhues Shkencor me emër të Llavoçkin-it këtë punë e mori përsipër një ekip i posaçëm. Çështjet e planit të projektimit diskutohen në kontakt të ngushtë me homologët evropianë.

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka formuluar konceptin e misionit të aparatit automatik, të cilin planifikon ta dërgojë në Mars në vitin 2020.

Bashkimi prodhues shkencor me emrin Llavoçkin filloi punën për realizimin e projektit të përbashkët ruso-evropian “ExoMars”, njoftoi Drejtori i përgjithshëm i sipërmarrjes, Viktor Hartov.

NASA ka përzgjedhur 8 qytetarë amerikanë, të cilët do të nisen
"Përroskat" enigmatike në shpatet e dunave të Marsit, të zbuluara më parë
Për sjelljen në Tokë të mostrave të dheut nga Marsi apo nga satelitët e tij në fillim të viteve 2020 ka filluar të mendojë seriozisht jo vetëm Agjencia Federale Kozmike e Rusisë “Roskozmos”, por edhe Agjencia Hapësinore Evropiane (European Space Agency, ESA) si dhe NASA.
Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë, Vladimir Popovkin, deklaroi ditën e martë se misioni shkencor "Phobos-Grunt" mund të ripërtërihet në vitet 2022-2025.
Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” po zhvendoset drejt objektivit kryesor të misionit të tij në Planetin e Kuq - në të ardhmen e afërt roboti eksplorues do të drejtohet për në malin Sharp, i cili ndodhet rreth 8 km larg nga zona e uljes së tij.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31