×
samit, 2013

Bashkimi Evropian i ka dërguar një ftesë Udhëheqësit të Partisë opozitare ukrainase "UDAR" ("Goditja") Vitali Kliçko (Klitschko) për të shkuar në Bruksel për konsultime.

Ukraina dhe BE-ja parafuan marrëveshjen mbi zonën e përbashkët të aviacionit, njofton faqja e Internetit e përfaqësisë së Lituanisë në BE.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Štefan Füle, mendon se Ukraina ka përmendur një shifër fantastike kompensimi, të nevojshme për përshtatjen e vendit me standardet e BE-së - 160 miliardë €.

Në Vilnius u mbajt parafimi teknik i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Gjeorgjisë me Bashkimi Evropian.

Në Vilnius po përfundon dita e parë e Samitit të "Partneritetit Lindor". Me qëllim që ta shpëtojnë këtë aktivitet nga dështimi i plotë, autoritetet e Lituanisë u detyruan të ndryshojnë urgjentisht rendin e ditës të tij. Në vend të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Ukrainës me BE-në, një vend qendror në këtë Samit zunë anulimi nga Komisioni Evropian i regjimit të vizave për qytetarët e Moldavisë dhe parafimi prej Gjeorgjisë i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në.

Ukraina ka bërë shumë përpjekje në drejtim të integrimit në Bashkimin Europian dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga rruga europiane, deklaroi Zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës Sergei Arbuzov në forumin e biznesit në Samitin e "Partneritetit Lindor" në Vilnius (Lituani).

Pjesëmarrësit e Samitit të "Partneritetit Lindor", që fillon të enjten në Vilnius, do të diskutojnë të ardhmen e këtij programi bashkëpunimi të Bashkimit Evropian me 6 shtete post-sovjetike - Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka ndërmend të vijë në Samitin e "G-8" në qershor të vitit 2014 në Soçi, tha për gazetarët ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

Parlamenti Evropian do të dërgojë në SHBA një grup deputetësh për të marrë të dhënat e nevojshme mbi përgjimin e mundshëm nga ana e shërbimeve sekrete amerikane të telefonave celularë të politikanëve kryesorë të BE-së.

Vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) duhet të zhvillojnë lidhjet integruese në sfondin e zhvillimeve negative në ekonominë globale, të cilat patën një ndikim negativ në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve të BSHP-së, mendon Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin.

Në Minsk Presidenti rus Vladimir Putin dhe liderët e tjerë të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) janë mbledhur në takimin e radhës të Këshillit të Krerëve të Shteteve të BSHP-së.

Skandali mbi përgjimin e bisedave telefonike të politikanëve europianë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së prishi axhendën e përgatitur të samitit të BE-së, i cili u hap të enjten në mbrëmje.

Në Varshavë fillon sot Samitin Botëror XIII i fituesve të Çmimit Nobel për Paqe.

Belgjika ftoi Presidentin e Rusisë Vladimir Putin për të kryer një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të Samitit të ardhshëm të janarit BE-Rusi.

Brunei, i cili ka presidencën në Samitin e Azisë Lindore (East Asia Summit - EAS) që po zhvillohet në Bandar Seri Begawan, mbështet rezolutën amerikano-ruse për Sirinë, deklaroi sot gjatë hapjes së forumit të tetë të 18 vendeve të rajonit të Azi-Paqësorit, kreu i Bruneit, Sulltani Hassanal Bolkiah.

Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vladimir Putin dhe Barack Obama, siç pritet, do të zhvillojnë më 7 tetor në kuadër të Samitit të APEC në Bali një takim dypalësh, njoftoi ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

Liderët e "G-20" mendojnë se ëahtë i nevojshëm përqendrimi i mëtejshëm i përpjekjeve për daljen nga kriza financiare dhe ekonomike më e gjatë në historinë moderne, thuhet në Deklaratën e Shën Petersburgut të miratuar në bazë të përfundimeve të Samitit të "G-20".

Me miratimin e deklaratës përfundimtare në Shën Petersburg u mbyll programi zyrtar i Samitit 2-ditor të "G-20".

SHBA-ja dhe vendet e tjera, duke nisur një operacion ushtarak në Siri, e vënë veten në një pozicion të jashtëligjshëm. Për këtë deklaroi më 6 shtator Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën përfundimtare për shtyp të Samitit të "G-20".

Marrëdhëniet ruso-italiane janë duke u zhvilluar dhe kjo do të vazhdojë, u vu në dukje në takimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kryeministrit të italisë, Enrico Letta, në Samitin e "G-20" në Shën Petersburg, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" korespondentja e Agjencisë italiane të lajmeve "TM news", Cristina Giuliano.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
31