×
samit, Qershor 2012
Rikapitalizimi i drejtpërdrejtë i bankave dhe dakordimi i paktit të rritjes në vlerë prej 120 miliardë euro - këto janë vendimet kryesore që u bënë publike pas përfundimit të ditës së parë të Samitit të krerëve të BE-së në Bruksel. Udhëheqësit evropianë ranë dakord gjithashtu që të krijojnë një organ unik, i cili do të merret me mbikqyrjen e bankave evropiane.
Në prag të Samitit të ardhëm të BE-së (që do të mbahet më 28-29 qershor), udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Italisë diskutuan kontradiktat e Bashkimit Monetar Evropian në një rreth të ngushtë.
Për të shpëtuar zonën euro ka mbetur një javë. Një opinion i tillë u shpreh nga ana e Kryeministrit të Italisë Mario Monti në një intervistë me një grup të gazetave europiane.
Çështjet e shqyrtuara në Samitin e “G-20” do të diskutohen gjatë kryesimit të ardhshëm të Rusisë në "Njëzetëshen e Madhe". Ne synojmë për të ruajtur vazhdimësinë në punën e forumit, të përqendrohemi në diskutimin e atyre çështjeve, për zgjidhjen e të cilave dhe u krijua "Grupi i Njëzetëshes", deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën përfundimtare për shtyp të forumit joformal të shteteve në qytetin Los Cabos të Meksikës.
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur dyshim në lidhje me faktin se problemi i mbrojtjes antiraket (MAR) mund të zgjidhet në të ardhmen e parashikueshme.
Dita e parë e punës së Samitit të "G-20" në qytetin meksikan Los Kabos ishte mjaft e ngarkuar, e ngjeshur. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një sërë takimesh me homologët e tij, ku u prekën zhvillimi i lidhjeve partnere midis vendeve, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kriza financiare në eurozonë. Gjithashtu ai mori pjesë në mbledhjen e parë të punës të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të "G-20".
Takimet dypalëshe të udhëheqësve të vendeve të “Njëzetëshes së Madhe” u bënë një lloj preludi për Samitin e “G-20”. Rusinë në këtë Forum, i cili u hap më 18 qershor në qytetin meksikan Los Cabos, e përfaqëson Presidenti Vladimir Putin. Rezultatet e bisedimeve të Udhëheqësit rus Vladimir Putin me homologun e tij amerikan Barack Obama i kanë pritur me padurim të veçantë si politikanët, ashtu dhe gazetarët.
Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan bisedime në kuadër të samitit
Tema kryesore e bisedimeve të pritshme në mes të presidentëve të Rusisë dhe Amerikës do të jetë i ashtuquajturi “Ligji i Magnitskit”. Në rast të miratimit të tij qeveria amerikane fiton të drejtën për të ngrirë pasuritë e zyrtarëve qeveritarë, të cilët dyshohen prej saj për shkelje të të drejtave të njeriut.
“Njëzetëshja e Madhe” nuk duhet të shndërrohet në një tjetër klub elitar, i cili në mënyrë egoiste të kujdeset vetëm për anëtarët e vet. I gjithë kuptimi i aktivitetit të përbashkët konsiston në zhvillimin e rregullave të drejta për zhvillimin e qëndrueshëm të mbarë ekonomisë globale.
Në samitin e “G-20” në Los Cabos të Meksikës, i cili do të mbahet më 18-19 qershor, udhëheqësit e “Njëzetëshes së Madhe” do të diskutojnë perspektivat e zhvillimit të ekonomisë globale, reformën e sistemit monetar dhe financiar ndërkombëtar si dhe sigurinë ushqimore dhe problemet e ekologjisë.
Të enjten në Pekin përfundoi samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH apo SCO). Udhëheqësit e Rusisë, Kinës dhe katër shteteve të tjera të Azisë Qendrore miratuan një paketë dokumentesh, në të cilën fiksohen strategjia e Organizatës dhe tendencat e zgjerimit të saj.
Në Pekin fillon samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH). Rusinë e përfaqëson Presidenti Vladimir Putin, i cili ndodhet në Kinë në një vizitë shtetërore.
Garantimi i sigurisë rajonale është tema kryesore e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH apo SCO) në Pekin. Ky problem do të diskutohet në përbërjen e rrethit të ngushtë të Kryetarëve të Shtetit të Rusisë, Kinës dhe 4 vendeve të tjera të Azisë Qendrore.
Në Strelna pranë Shën Peterburgut filloi punë samiti i radhës Rusi-Bashkimi Evropian. Delegacionin rus e kryeson Presidenti Vladimr Putin, ndërsa atë të BE-së Kryetari i Këshillit Evropian Herman van Rompey dhe kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2012
1
2
3
5
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
21
23
24
25
27
28
30