×
Lufta e Madhe Patriotike, 9 maj 2012
Rusia sot kremton Ditën Fitores në Luftën e Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Në të gjitha rajonet e vendit, nga Vladivostoku e deri në Kaliningrad, po zhvillohen aktivitete festive, evenimenti më kryesor ndër të cilat është Parada e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës. Një vemendje e veçantë në këtë ditë i kushtohet sigurisht veteranëve, atyre që luftuan për arritjen e Fitores si në frontet e luftës, ashtu dhe në prapavijë.
Bota kremton 67-vjetorin e Fitores së Madhe mbi Gjermaninë fashiste në Luftën e Dytë Botërore. Për të u pagua një çmim jashtëzakonisht i shtrenjtë. Këta janë miliona ushtarë dhe banorë paqësorë që gjetën vdekjen nën bombat, nga sëmundjet, uria dhe puna rraskapitëse në kampet e përqendrimit.
Në Moskë u zhvillua Parada solemne për nder të 67-vjetorit të Fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Në të morrën pjesë pothuajse 15.000 ushtarakë të ushtrisë ruse, më shumë se 100 njësi teknike luftarake moderne. Helikopterët valëvitën mbi sheshin kryesor të vendit flamurin shtetëror të Rusisë dhe simbolikën e Forcave të Armatosura.
Për miliona bashkatdhetarë rusë Shiriti i Shën Gjergjit u shndërrua tashmë në simbol të Fitores së Madhe mbi nazizmin, në shenjë respekti ndaj veteranëve dhe kujtimit të ndritur të heronjve që ranë në fushat e betejave. Veprimtaria e shpërndarjes së tij përgjatë dy javëve është zhvilluar këtë vit jo vetëm në Rusi, por edhe në 92 vende të tjera të botës.
Ambasadori i Rusisë në Japoni Eugjeni Afanasiev dhe kryetarët e misioneve diplomatike të vendeve
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31