×
myslimanët, 2013

Efektivët e organeve të zbatimit të ligjit të Bosnjë dhe Hercegovinës arrestuan të premten 6 persona të dyshuar për krime lufte kundër civilëve me kombësi serbe gjatë konfliktit të viteve 1992-1995.

Në Rusi u shfaq "Atlasi i feve". Hartuesit e tij - sociologë të shërbimit kërkimor jokomercial "Mjedisi" - janë të bindur se harta e preferencave fetare tregon jo vetëm shumëllojshmërinë e besimeve, por paraqet gjithashtu në vetvete një lloj portreti etnologjik, psikologjik, madje dhe civil të vendit të vet.

Aksionet e rrjetit social Twitter korrespondojnë me parimet myslimane të investimeve.

Në Kenia policia përdori gazin lotsjellës dhe mjete të tjera speciale për shpërndarjen e demonstratës së iniciuar në shenjë proteste kundër vrasjes së klerikut mysliman, i cili dyshohej për lidhje me ekstremistët.

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill uroi sot Kryetarin e Bordit Qendror Shpirtëror të Myslimanëve të Rusisë, Myftiun Suprem Tallgat Taxhuddin me rastin e përvjetorit të 225-të të kësaj organizate dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me bashkësitë myslimane në çështjen e ruajtjes së vlerave morale në shoqëri.

Myslimanët e mbarë botës, përfshirë edhe ata të Rusisë, sot (më 15 tetor) kanë filluar të kremtojnë festën e Fitër Bajramit ndryshe "Bajramin e Madh" (Eid al-Fitr ose Eid al-Adha, e cila në gjuhën arabe do të thotë "Dita e Kurbanit"). Kjo është një nga festat më të rëndësishme myslimane dhe zgjat ajo plot katër ditë.

Myslimanët u mblodhën me rastin e Kurban Bajramit në xhaminë qendrore të Moskës, ku ka filluar lutja me rastin e festës.

Gjykata në Malajzi vendosi se fjala "Allah" mund të përdoret vetëm nga myslimanët e vendit.

Në Kenia policia përdori gazin lotsjellës dhe mjete speciale për të shpërndarë demonstratën kundër vrasjes së klerikut mysliman, i cili dyshohej për lidhje me ekstremistët. Siç njoftoi televizioni i Kenias, në mesin e demonstruesve ka të plagosur.

Sipas parashikimit të shkencëtarëve francezë, popullsia e Tokës deri në vitin 2050 do të arrijë shifrën 10 miliardë. Popullsia e Afrikë do të dyfishohet, popullsia e Amerikës do të kalojë miliardin, ndërsa ajo e Europës, në të kundërt, do të reduktohet. Kjo do të sjellë një riorganizim politik të botës dhe luftën për burimet në shterim.

Finalja e konkursit "Miss World" do të zhvillohet në ishullin turistik indonezian Bali këtë të shtunë, pavarësisht protestave të islamistëve.

Të dielën në mbrëmje në ishullin indonezian të Bali u mbajt ceremonia e hapjes së konkursit të bukurisë "Miss World 2013".

Çmontimi i minaresë në rajonin Adigeni në jugperëndim të Gjeorgjisë provokoi trazira në mesin e popullsisë myslimane të vendit.

Dhjetra gra suedeze të besimeve të ndryshme kanë postuar në Internet fotografi, në të cilat ato kanë dalë me ferexhe (hixhabë).

Mark Basseley Youssef, autor dhe producent i filmit të bujshëm "Pafajësia e Myslimanëve", u lirua nga burgu, ku ai vuajti dënimin për shkelje të lirimit me kusht, dhe tani do t'i nënshtrohet procedurës së rehabilitimit social.

Liderët myslimanë në Indi urdhëruan vajzat besimtare të përmbahen nga vendosja e fotografive të tyre në Facebook dhe në rrjete të tjera sociale.

Në mes të gushtit të vitit 2003 udhëheqësit radikalë islamikë vendosin të krijojnë infrastrukturën terroriste në Ballkan me qëllim që ta zhvendosin luftën e terroristëve në Evropë, Rusi, Izrael, ndërsa pak më vonë edhe në Shtetet e Bashkuara. Përgjegjës kryesor për krijimin e kësaj baze emërohet Sahid Emir Musa Ajzi - një veteran i luftës në Afganistan, i lidhur ngushtë me talebanët dhe “Al-Qaeda-n”. Duke qenë një militant me shumë përvojë, ai është përgjegjës për rekrutët me “aparencë të bardhë evropiane".

Ligji i miratuar në Francë, që ndalon mbajtjen e ferexhesë prej femrave myslimane në vendet publike, pak kohë më parë kremtoi përvjetorin e vet të dytë. Megjithatë, deri tani jo të gjithë banorët e republikës pranojnë ta respektojnë atë. Në mes të javës së kaluar konflikti, i cili lindi pasi policia i kërkoi një myslimaneje të heqë ferexhenë (hixhabin), shkallëzoi në trazira masive.

Dy vjet kanë kaluar që nga dita e kobshme e "sulmit terrorist të Breivik". Shumica e evropianëve besojnë se Anders Breivik është një maniak dhe vrasës gjakftohtë. Por kjo nuk do të thotë aspak se asnjëri prej tyre nuk ndan pikëpamjet e tij.

Gjatë shumë viteve të punës sime në Ballkan unë (gazetari Konstantin Kaçalin) kam qenë disa herë me shërbime kohëgjata dhe të vështira në Bosnjë dhe Hercegovinë (BdheH). Në atë kohë kam patur rastin të takohem me shumicën e liderëve myslimanë të Bosnjës, të cilët në fillim dhe në mes të viteve '90 ishin përgjegjës për atë që ndodhte në rajon.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
30
31