×
Udhëtim nëpër Rusi, Nëntor 2012
Stadiumi për disa nga ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018 në Samara do të ndërtohet përtej perimetrit të qendrës historike të qytetit. Autoritetet e këtij qyteti kanë vendosur ta bëjnë këtë me qëllim që të mos dëmtojnë monumentet arkitektonike të tij.
Nizhni Novgorod filloi përgatitjet për pritjen e ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Në qytet po ndërtohet tashmë një stadium i ri si dhe dhjetra hotele për akomodimin e tifozëve. Në këtë qytet fort të lashtë turistët do të kenë mundësi të kënaqen jo vetëm me ndeshjet e futbollit, por edhe të përpiqen të kuptojnë thellësinë e shpirtit misterioz rus.
Qyteti rus i Kazanit (kryeqyteti i Republikës së Tartarstanit) po përgatitet intensivisht për të pritur fluksin e madh të turistëve dhe tifozëve sportivë. Në vitet e ardhshme atje do të zhvillohen njëherazi disa kampionate të ndryshme të nivelit ndërkombëtar. Evenimenti më i shumëpritur do të bëhet faza e serisë finale të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018.
Qendra e famshme ruse në gjithë botën e miniaturave të pikturuara me llak në fshatin Paleh të rajonit Ivanovo do të marrë një ndërtesë të re për muzeun e vet. Kompleksi ekspozues do të konstruktohet në stilin e shekullit të XIX-të. Në gjashtë salla të mëdha do të vendosen të gjitha kryeveprat që nuk janë ekspozuar më parë për publikun e gjerë.
Shën Petersburgu do të presë disa nga ndeshjet dhe një gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 në një nga stadiumet më të mëdha të Rusisë. Projekti unikal është zhvilluar nga arkitekti japonez Kisho Kurokawa. Fusha e stadiumit dhe çatia do të jenë të lëvizshme.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
1
3
4
5
7
8
9
10
11
13
14
15
16
17
18
19
21
22
23
24
25
27
28
29
30