×
Udhëtim nëpër Rusi

Metroja e Moskës është një nga më të bukura në botë. Shumica e stacioneve të saj janë vepra të vërteta arti. Por kësaj here ne do të flasim për atë që është e fshehur nga syri i publikut - mbi misteret e qytetit nëntokësor.

Shpellat Sablinskie - ky është një nga ato vende në hartën e Rusisë, i cili për shumë e shumë vite me radhë ka qenë një objekt krejtësisht i mbyllur. Njerëzit e zakonshëm nuk dinin praktikisht asgjë rreth tij. Ata pak njerëz, që patën mundësinë të shkonin atje, tregonin më pas për gjëra të panjohura, të pakuptueshme që ndodhnin në thellësitë e këtyre shpellave.

370 vjet më parë u zbulua liqeni Baikal. I pari e përshkroi atë dhe e përfshiu në hartë kozaku rus Kurbat Ivanov. Në biografinë e pionierit, zbuluesit të parë të Bajkalit deri tani ka ende shumë boshllëqe. Në kërkim të informacionit mbi udhëtarin për në Siberi u nis një ekspeditë me hulumtues nga disa qytete të Rusisë.

Stadiumi për disa nga ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018 në Samara do të ndërtohet përtej perimetrit të qendrës historike të qytetit. Autoritetet e këtij qyteti kanë vendosur ta bëjnë këtë me qëllim që të mos dëmtojnë monumentet arkitektonike të tij.
Nizhni Novgorod filloi përgatitjet për pritjen e ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Në qytet po ndërtohet tashmë një stadium i ri si dhe dhjetra hotele për akomodimin e tifozëve. Në këtë qytet fort të lashtë turistët do të kenë mundësi të kënaqen jo vetëm me ndeshjet e futbollit, por edhe të përpiqen të kuptojnë thellësinë e shpirtit misterioz rus.
Qyteti rus i Kazanit (kryeqyteti i Republikës së Tartarstanit) po përgatitet intensivisht për të pritur fluksin e madh të turistëve dhe tifozëve sportivë. Në vitet e ardhshme atje do të zhvillohen njëherazi disa kampionate të ndryshme të nivelit ndërkombëtar. Evenimenti më i shumëpritur do të bëhet faza e serisë finale të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018.
Qendra e famshme ruse në gjithë botën e miniaturave të pikturuara me llak në fshatin Paleh të rajonit Ivanovo do të marrë një ndërtesë të re për muzeun e vet. Kompleksi ekspozues do të konstruktohet në stilin e shekullit të XIX-të. Në gjashtë salla të mëdha do të vendosen të gjitha kryeveprat që nuk janë ekspozuar më parë për publikun e gjerë.
Shën Petersburgu do të presë disa nga ndeshjet dhe një gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 në një nga stadiumet më të mëdha të Rusisë. Projekti unikal është zhvilluar nga arkitekti japonez Kisho Kurokawa. Fusha e stadiumit dhe çatia do të jenë të lëvizshme.
Ekaterinburgu - kryeqyteti i Uralit do të bëhet pika më lindore e zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Ai ndodhet rreth 2.000 km larg nga Moska. Kjo distancë mund të përshkohet për dy orë e gjysmë me aeroplan.
Në pushimet midis ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit në Soçi tifozët do të kenë mundësi të bëjnë banjo dielli në brigjet e detit të ngrohtë dhe të rrëshqasin me ski. Disa nga ndeshjet e Botërorit të verës së vitit 2018 do të zhvillohen në stadiumin olimpik "Fisht", i cili mban emrin e një prej majave më të larta të rajonit dhe nga mënyra e dizajnimit të kujton këtë mal të mbuluar me dëborë.
Në qytetin më perëndimor të Rusisë - Kaliningrad, i cili do të presë ndeshjet e serisë finale të Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2018, sportdashësit do të kenë mundësi të provojnë fatin e tyre në kërkimin e qelibarit dhe të degustojnë birrën tradicionale Königsberg.
Në vitin 2018 Moska do të shndërrohet në qendër të jetës së futbollit botëror. Në kryeqytetin e Rusisë do të zhvillohet ceremonia e hapjes dhe ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe në të njëjtin vend edhe loja finale e tij. Në një nga qytetet më të mëdha të Evropës do të krijohen të gjitha mundësitë jo vetëm për t’u kënaqur me futbollin, por edhe për një kalim të shkëlqyer të kohës së lirë.
Në rezervatet e Kaukazit të Veriut filloi realizimi i programit të WWF, qëllimi i të cilit është përfundimi i plotësimit të grupeve ekzistuese të kaut të egër (bizonit Evropian) si dhe krijimi i të rejave në pjesën jugore të Rusisë.
Qyteti Saransk është duke u përgatitur për të pranuar fazën përmbyllëse të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Në kryeqytetin e Republikës Mordovia sportëdashësit do t’i presin koloriti etnik, kuzhina ekzotike, komforti dhe çmimet e ulëta.
Për Kampionatin Botëror të Futbollit të vitit 2018 në Rostov mbi Don (Rostovi mbi lumin Don) do të ndërtohet një stadium i transformueshëm me mbi 45 mijë vende. Ndërsa në pushimet midis ndeshjeve të serisë finale të Kampionatit Botëror tifozëve do t’u ofrohet njohja me kulturën kozake.
Jakutia është rajoni më i madh i Rusisë. Republika përbën 1/5 e vendit, sipërfaqja e saj është më shumë se 3 milionë kilometra katrorë. Është gjashtë herë më e madhe se Franca dhe 13 herë më e madhe se Britania e Madhe.
Karlovi Vari rus do të bashkohet me klasterin e turizmit të Kaukazit të Veriut. Në zonën legjendare të quajtur Mineralnie Vodi (Ujërat Minerale) do të krijohet një vendpushim spa i klasit botëror. Projekt i ri me vlerë prej 250 milionë dollarë do të kombinojë në vetvete turizmin ekstrem dhe mundësinë për të përmirësuar shëndetin në ujërat minerale.
Një gejzer unikal (burim natyror i ujit të nxehtë) shpërtheu në sipërfaqen e tokës në Gadishullin Kamçatka (Lindja e Largët e Rusisë). Pas pesë vitesh qetësie në Luginën e famshme të gejzerëve (geysers) u aktivizuan të ashtuquajturët Kazanë (russ. Котлы).
Më shumë se 4.000 km u bie të përshkojnë pjesëmarrësve të ekspeditës ndërkombëtare “Altai- malet e arta”. Ajo startoi në qytetin rus Barnaull më 23 korrik dhe do të kalojë nëpër territorin e Altajit të Madh, që shtrihet në katër shtete: Rusi, Mongoli, Kinë dhe Kazakistan.
Itinerari i ri turistik me tematikë ufologjike (UFO) nëpër rajonin e Leningradit është i destinuar për të fituar popullaritet të madh. Ai sugjeron, së pari, vizitimin e vendit të rënies së diskut fluturues (UFO), dhe së dyti, njohjen me kulturën unikale të Vepsianëve lokalë - popullsisë së vogël në numër të familjes Finno-Ugric.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28