×
Siria, 30 shtator 2013

Më 30 shtator Ambasada kineze në Damask u qëllua me minahedhës. Si rezultat i sulmit u lëndua një diplomat, i cili mori plagë të lehta.

Bashkimi Europian është i gatshëm, për ta mbështetur financiarisht dhe teknikisht Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në procesin e utilizimit të armëve kimike në Siri, deklaroi të hënën Michael Mann, Sekretari për shtypin i Kreut të diplomacisë europiane, Catherine Ashton.

Grupi i ekspertëve të OKB-së mbi armët kimike u largua të hënën nga Damasku, duke përfunduar hetimin e njoftimeve lidhur me përdorimin e armëve kimike.

Damasku do të bashkëpunojë me inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) pa asnjë kufizim. Në të njëjtën kohë, sponsorët e huaj të rebelëve duhet t'i bindin këta të fundit që të përmbahen nga provokimet. Grupi i parë i inspektorëve, të cilët do të vlerësojnë rezervat e armëve kimike në Siri, pritet të mbërrijë në vend në ditët e ardhshme. Këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën "Kommersant" Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Një makinë bombë shpërtheu të hënën pranë Damaskut.

Bombardimi i Sirisë duhet të kishte filluar në orën 3:00 të mëngjesit të ditës së dielë, data 1 shtator.

Të hënën Ambasada kineze në Damask u sulmua me minahedhës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29