×
Siria, 12 shtator 2013

Parlamenti Evropian miratoi propozimin në lidhje me transferimin e arsenalit kimik të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar me qëllim shkatërrimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur, i cili u bë nga Rusia.

Bashkimi Evropian mbështet transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtare me qëllim shkatërrimin e mëtejshëm të tyre, deklaroi përfaqësuesi i Kreut të diplomacisë së BE-së, Michael Mann.

Iniciativa e Rusisë në lidhje me transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar ka bërë të mundur shmangien të paktën për një periudhë të shkurtër kohe të kërcënimit të goditjes kundër Sirisë, dhe duhet bërë gjithçka që këto përpjekje "të mos shkojnë dëm", deklaroi ditën e enjte ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

Siria është e gatshme të bashkohet me Konventën për ndalimin e armëve kimike në të ardhmen sa më të afërt, deklaroi Ambasadori sirian në Moskë, Riyad Haddad.

Operacioni ushtarak amerikan kundër Sirisë, në qoftë se do të realizohet, do të përkeqësojë në mënyrë të konsiderueshme situatën tashmë të pasigurt humanitare në vend. Si rezultat i konfliktit të armatosur, i cili ka 2 vjet e gjysëm që zgjat, më shumë se dy milionë qytetarë sirianë janë kthyer në refugjatë.

Goditja e mundshme kundër Sirisë mund të shkaktojë një valë të re dhune dhe mund të përhapë konfliktin jashtë kujfive të vendit. Në lidhje me këtë shprehet Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një artikull të botuar në gazetën "The New York Times".

Një delegacion i parlamentarëve rusë në dy javët e ardhshme do të niset drejt Damaskut me ftesë të palës siriane, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Politikën Informative Aleksei Mitrofanov.

Siria do të dërgojë në OKB dokumentet për marrëveshjen lidhur me transferimin e armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, deklaroi Presidenti i vendit Bashar Al-Assad në një intervistë për kanalin televiziv "Rusia 24".

Ushtria e Lirë Siriane e ka refuzuar iniciativën ruse për transferimin e armëve kimike në Siri nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Asistenti i kameramanit të kanalit televiziv "Russia Today" u plagos, pasi u godit nga të shtënat e militantëve në Siri.

Ushtria siriane rimori kontrollin e qytetit të të krishterëve Maalula, i cili ndodhet 60 km në veri të Damaskut.

SHB-ja ka filluar t'u dërgojë armë të lehta dhe municione trupave të opozitës siriane dy javë më parë.

Në takimin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në përfaqësinë e përhershme të Federatës Ruse në OKB u diskutua iniciativa e Moskës për transferimin e armëve kimike siriane nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, njoftoi një burim diplomatik në fund të takimit, i cili zgjati rreth një gjysmë ore.

Vendosja e armëve kimike siriane nën kontrollin e bashkësisë ndërkombëtare është e mundur, nëse do të hiqet dorë nga përdorimi i forcës kundër Damaskut, deklaroi në Astana Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sulmi ushtarak i planifikuar mund ta nxjerrë konfliktin përtej kufijve të vendit dhe të shkaktojë një valë të re të terrorizmit, shkroi Presidenti rus Vladimir Putin në një artikull, të botuar në "The New York Times".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29