×
Siria, 11 shtator 2013

Sllovenia mbështet "të gjitha iniciativat diplomatike, që kanë për qëllim zgjidhjen politike të problemit të armës kimike siriane, të krizës politike dhe humanitare, si dhe krizës së sigurisë në Siri".

Populli i Koresë së Veriut "do të mbështesë vazhdimisht dhe do të shprehë solidaritetin me qeverinë dhe popullin e Sirisë, të cilët po zhvillojnë një luftë të drejtë në mbrojtje të sovranitetit dhe sigurisë së vendit", thuhet në një telegram urimi dërguar sot nga Kryetari i parë Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, me rastin e ditëlindjes së tij.

Pas publikimit të provave bindëse të pafajësisë së Bashar Al-Assad në lidhje me sulmet kimike Barack Obama është i detyruar të dëgjojë propozimin e Rusisë për sa i përket transferimit të armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar. Barack Obama shprehu gatishmërinë e tij për të pritur rezultatin e hetimit të OKB-së dhe i kërkoi Kongresit të shtyjë votimin mbi këtë çështje. Megjithatë, ai nuk ka ndryshuar mendim: "goditja ndaj Sirisë i përgjigjet interesave kombëtare të SHBA-së". Për këtë Barack Obama deklaroi në fjalimin e tij drejtuar popullit amerikan.

Gazeta e botuar në Londër në gjuhën arabe "Asharq Al-Awsat" njoftoi se Turqia ka dislokuar bateritë e raketave "tokë-ajër" përgjatë kufirit të saj me Sirinë.

Duma Shtetërore miratoi sot një deklaratë "Mbi përshkallëzimin e situatës përreth Sirisë", në të cilën i bëhet thirrje Kongresit të SHBA-së të mos lejojë agresionin e jashtëm ushtarak në Republikën Arabe të Sirisë dhe mbështetet nisma e Rusisë për transferimin e armës kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar.

Anija e Flotës së Detit të Zi "Nikollai Filçenkov" u nis nga Novorossijsku drejt Ngushticës së Bosforit, njoftoi një burim ushtarak diplomatik.

Përfaqësuesi i Koalicionit Kombëtar të Forcave Revolucionare dhe Opozitare siriane Samir Nashar u tha gazetarëve: "Ne jemi të zhgënjyer nga vonesa e nisjes së sulmit që ka ardhur si pasojë e ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së, si dhe nga marrëveshjet në kurriz të opozitës siriane".

Komiteti Kombëtar i Koordinimit (KKK) - një nga organizatat kryesore brenda opozitës siriane - doli me iniciativën për t’i transferuar armët kimike siriane nën kontrollin e Moskës, thuhet në një komunikatë të organizatës.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri thirrje Damaskut të shfrytëzojë rastin dhe të ndihmojë në dorëzimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar.

Duket fare qartë se Presidenti amerikan Barack Obama po shfaq shenja nervozizmi para ndërhyrjes së mundshme ushtarake në Siri. Në këtë përfundim arriti politologu spanjoll me shumë autoritet Paris Alvarez Martin.

Përfaqësuesi i Koalicionit Kombëtar të Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë Khalid Saleh njoftoi gjatë një konference për shtyp në Uashington se Shtetet e Bashkuara kanë filluar dërgesat e disa llojeve të armëve për trupat e opozitës siriane.

SHBA-ja nuk do të ndërhyjë në luftën civile në Siri, por ajo mund të zhvillojë një "sulm ushtarak të kufizuar".

Populli i shumëvuajtur sirian ka një shans, për të shmangur agresionin ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte deklarata e parlamentarëve rusë në hapjen e sesionit të vjeshtës të Dumës Shtetërore ruse. Të gjitha fraksionet e dhomës së ulët të parlamentit, duke përfshirë edhe ato opozitare, mbështetën iniciativën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov mbi transferimin e armëve kimike në Siri nën kontrollin ndërkombëtar.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29