×
Siria, 10 shtator 2013

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, deklaroi ditën e martë mbi mbështetjen e propozimit të Rusisë në lidhje me dorëzimin nga ana e Sirisë të armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar.

Siria ra dakord me propozimin e palës ruse për të vendosur kontrollin ndërkombëtar mbi armët kimike, të cilat ndodhen në territorin sirian, deklaroi Kreu i Ministrisë së Jashtme, Walid al-Moallem ditën e martë në një takim në Moskë me Kryetarin e Dumës Shtetërore të Rusisë, Sergei Narishkin.

Rusia do të paraqesë së shpejti një plan të qartë mbi zgjidhjen e problemit me armën kimike në Siri, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Anija e patrullimit e Flotës së Detit të Zi të Rusiës "Smetlivij" do të largohet nga Sevastopoli për t’u zhvendosur në drejtim të brigjeve të Sirisë më 12 shtator.

Ekspertët ndërkombëtarë gjatë seancës së 24-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut paraqitën prova bindëse lidhur me faktin që videot dhe fotografitë e viktimave të sulmit kimik në periferi të Damaskut më 21 gusht ishin sajuar paraprakisht, thuhet në një deklarate të postuar ditën e martë në faqen e Internetit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të presin derisa Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad t'ju dorëzojë armët kimike vëzhguesve ndërkombëtarë.

Autoritetet iraniane miratuan propozimin e Rusisë për dorëzimin nga ana e Sirisë të armëve kimike nën kontroll ndërkombëtar, njoftoi të martën Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit.

SHBA-ja e dinte paraprakisht, madje që nga momenti kur sinjalizoi "vijën e saj të kuqe" se në Siri do të përdoreshin armë kimike.

Arabia Saudite ka dërguar në Siri për të luftuar kundër forcave të Presidentit Bashar Al-Assad mbi një mijë të burgosur të dënuar me vdekje, njoftoi gazeta "USA Today".

Të hënën u bë e ditur se Damasku mbështeti iniciativën e Moskës për transferimin e armëve kimike siriane nën kontroll ndërkombëtar. Udhëheqja e vendit është e gatshme të ndërmarrë këto masa, për të shpëtuar jetën e popullsisë civile dhe garantimin e sigurisë në vend, deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë, Ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem.

Presidenti amerikan Barack Obama e ka studiuar me kujdes propozimin rus lidhur me Sirinë dhe ka vendosur ta shtyjë përkohësisht luftën.

Opozita siriane e konsideron të papranueshëm propozimin e Rusisë për t’i dorëzuar armët kimike nën kontroll ndërkombëtar, njoftoi të martën agjencia e lajmeve France Press.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29