×
Siria, 2 shtator 2013

NATO-ja nuk do të marrë pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, rreth të cilit po diskuton SHBA-ja.

Hakerët e "Ushtrisë elektronike siriane" thyen sot faqen e Internetit të trupave të Marinës së SHBA-së marines.com dhe postuan në faqen e saj kryesore një njoftim të shkruar në emër të ushtarakëve të ushtrisë siriane, të cilët e quajnë veten vëllezër të ushtarëve amerikanë.

Autoritetet e Sirisë iu drejtuan Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, me kërkesën për të parandaluar agresionin e mundshëm ushtarak kundër vendit.

Në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë vendosë të përforcojnë veprimet e zbulimit në brigjet e Sirisë.

Siria është plotësisht e aftë të përballojë çdo agresion të jashtëm. Me një deklaratë të tillë doli Kryetari i shtetit sirian Bashar Al-Assad në përgjigje të planit të Presidentit amerikan Barack Obama për të ndërmarrë operacionin ushtarak në Siri. Obama ka një javë kohë për të bindur Kongresin që të mbështesë vendimin e tij dhe për të gjetur aleatë. Ekspertët rusë e quajnë një metodë të tillë të zgjidhjes së krizës siriane "me të meta".

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i dërgoi një letër Presidentit të SHBA-së Barack Obama, duke u përpjekur ta bindë atë të heqë dorë nga ndërhyrja ushtarake në konfliktin sirian.

Rusia dhe Kina janë të një mendimi në lidhje me faktin se kriza siriane duhet të zgjidhet nëpërmjet rrugës së negociatave, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Aeroplanmbajtësja amerikane "Nimitz" filloi zhvendosjen e vet nga Deti Arabik për në Detin e Kuq, në mënyrë që të jetë sa më afër kufirit të Sirisë. Aeroplanmbajtësja në fjalë shoqërohet nga një kryqëzor dhe katër shkatërrues (destroyers).

Anëtarët e Lidhjes së Shteteve Arabe i bënë thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë masat e nevojshme parandaluese kundër autoriteteve siriane, të cilat Liga Arabe i quan përgjegjëse për përdorimin e armëve kimike në vend.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29