×
Siria, 23 gusht 2013

Deri tani nuk ka kurrfarë dëshmish të dokumentuara se në periferi të Damaskut është përdorur armë kimike. Autoritetet zyrtare siriane hodhën poshtë akuzat se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike dhe i quajtën këto njoftime provokim të militantëve të opozitës.

Aktivistët e opozitës siriane po përpiqen t’u dorëzojnë inspektorëve të OKB-së, të ndodhur aktualisht në Damask, "dëshmi të sulmit kimik", siç konfirmohet, "mostra të indeve të trupave të viktimave", njofton kanali televiziv britanik Sky News.

Një çetë prej rreth 300 militantësh të së ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane, të trajnuar në një kamp stërvitor nën drejtimin e operativëve të CIA-s, si dhe një grup ushtarakësh të forcave Komando jordaneze dhe izraelite, po lëvizin në drejtim të Damaskut, shkruan gazeta franceze "Le Figaro".

Në Moskë mendojnë se njoftimet e fundit mbi përdorimin e armës kimike në Siri, ka shumë mundësi, të jenë një aksion i planifikuar dhe se kanë karakter provokues, thuhet në një deklaratë të Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Të gjitha çështjet teknike dhe logjistike për organizimin e konferencës ndërkombëtare mbi Sirinë në Gjenevë janë zgjidhur dhe për thirrjen e saj nevojitet vetëm vullneti i autoriteteve siriane dhe opozitës për të marrë pjesë në të, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon.

Si rezultat i krizës siriane një milion fëmijë janë kthyer në refugjatë.

Opozita në Siri duhet të garantojë vizitimin nga ekspertët e OKB-së të vendit të përdorimit të mundshëm të armëve kimike në rrethinat e Damaskut, thuhet në mesazhin e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
13
17
18
20
24
25
31