×
Siria, Gusht 2013

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të thërrasë të premten në orën 17:00, sipas meridianit të Greenwich-it, takimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Siri, njoftoi zëdhënësi i Kreut të Kombeve të Bashkuara.

Në Berlin u zhvillua një demonstratë kundër ndërhyrjes ushtarake në konfliktin sirian nga ana e vendeve perëndimore.

SHBA-ja është e gatshme që në ditët në vijim ta bombardojë e vetme Sirinë, përkundër vendimit të Parlamentit të Britanisë së Madhe, aleates së saj më të afërt, për t'u tërhequr nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak.

Refuzimi i Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë nuk do t'i frenojë amerikanët nga ndërmarrja e sulmit ushtarak mbi Damaskun, dhe ky sulm mund të fillojë që këtë fundjavë, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Çështjet Ndërkombëtare Aleksei Pushkov.

Komanda e Flotës Ushtarake Detare ruse nuk i ka ndryshuar planet e saj për të dërguar në fund të vitit në Tartus kryqëzorin e rëndë aeroplanmbajtës "Admiral Kuznecov", njoftoi Agjencia informative ruse ITAR-TASS, duke iu referuar një burimi në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre mund ta sulmojnë Sirinë deri në 4 shtator, deklaroi ditën e premte Presidenti i Francës, François Hollande.

Inspektorët e OKB-së mbërritën në spitalin ushtarak të Damaskut, ku po kurohen ushtarët e ushtrisë së qeverisë siriane të lënduar nga një sulm i mundshëm me armë kimike, njofton korrenspodenti i Agjencisë informative ruse "RIA Lajmet".

Inspektorët e OKB-së për armën kimike në Siri, të cilët mbërritën të premten në mëngjes në periferitë e Damaskut, befas u kthyen në hotel për arsye sigurie, largimi i tyre është shtyrë për një kohë të pacaktuar, njofton Agjencia informative ruse "RIA Lajmet".

Rusia që nga viti 2011 nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për furnizimin në Siri të sistemeve dhe armatimeve madje as të destinacionit mbrojtës, njoftoi Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i "Rosoboronexport", Viktor Komardin.

SHBA-ja po humbet aleatët e vet. Partnerja kryesore ushtarake e Uashingtonit - Londra - hoqi dorë nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak kundër Sirisë. Pas kësaj edhe disa vende të NATO-s kanë hedhur poshtë skenarin e armatosur të ndikimit mbi regjimin e Bashar Al-Assad. Tani Uashingtoni është vënë në kërkim të aleatëve të tjerë, por gjatë kësaj deklaron se mund ta japë edhe i vetëm goditjen mbi Sirinë.

Shërbimet amerikane të zbulimit tani nuk janë në dijeni se kush e kontrollon një pjesë të arsenalit të armës kimike në Siri në territoret e pushtuara nga opozita, njoftoi Agjencia informative Associated Press.

Moska po punon aktivisht për të parandaluar aplikimin e skenarit ushtarak në Siri, njoftoi Asistenti i Presidentit rus, Juri Ushakov.

Të paktën 12 vende të NATO-s refuzuan të marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, nëse ky nuk do të jetë i sanksionuar nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi për Agjencinë ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në Bruksel.

Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Rusia u përpoq t'i bindte vendet perëndimore në lidhje me domosdoshmërinë e vazhdimit nga ana e ekspertëve të OKB-së të hetimit mbi përdorimin e supozuar të armës kimike në Siri, njoftoi për ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në selinë e organizatës botërore.

Më 29 gusht Komandanti i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit, Mohammad Ali Jafari, bëri një tjetër paralajmërim.

Në Siri janë ndërthurur interesat kontradiktore të lojtarëve kryesorë gjeopolitikë botërorë dhe rajonalë. Tentimi për ta zgjidhur problemin me raketat kruz "Tomahok" ("Tomahawk") nuk do ta ndihmojë kurrsesi Perëndimin për të arritur qëllimet e veta.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad duhet të nxirret para Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe të mbajë përgjegjësi për përdorimin e armëve kimike në Siri, deklaroi Kryeministri britanik në parlament të enjten.

Inspektimet e OKB-së lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve kimike në Siri duhet të kryhen edhe në tre vende të tjera të Sirisë, përveç periferisë së Damaskut, edhe në qytezën e Khan al-Assal (afër Aleppo-s), deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Aleksandër Llukasheviç.

Grupi i ekspertëve të OKB-së, që po heton përdorimin e dyshuar të armëve kimike në periferi të Damaskut gjatë këtij muaji, do të largohet nga Siria të shtunën, deklaroi sot në Vjenë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
13
17
18
20
24
25
31