Siguria kibernetike, “paketa e helikopterëve”, lufta kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe piraterisë. Të gjitha këto çështje u diskutuan në takimin e Këshillit NATO-Rusi, që u mbajt të martën në Bruksel. Rezultatet e negociatave të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me homologët e tij nga vendet e NATO-s lejojnë të shpresohet për një “progres të kufizuar”, - të paktën, kështu i vlerësuan ato pjesëmarrësit perëndimorë të takimit.