×
Siria, 7 nëntor 2012
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe (LSHA) Nabil Al-Arabi mendon se regjimit të Presidentit sirian Bashar Al-Assad së shpejti do t’i vijë fundi. Kjo u njoftua të mërkurën nga kanali televiziv ndërarab "Al Jazeera".
Përfaqësuesit e një prej fraksioneve më të mëdha të opozitës siriane - Komitetit Koordinues Kombëtar - së shpejti do të vizitojnë Rusinë, njoftoi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov.
Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane qëlluan sot mbi pallatin presidencial në Damask, aeroportin ushtarak të kryeqytetit "Mazza" dhe mbi një prej ndërtesave të shërbimit të sigurimit të shtetit, njofton kanali televiziv "Al-Arabiya".
Turqia dhe SHBA po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një zone të ndalim-fluturimit në kufirin turko-sirian në mes të rajonit turk Kilis dhe qytetit sirian të Aleppo, njoftoi të mërkurën gazeta "Milliyet".
Më shumë se gjysma e të ardhurave 40.4 milionë dollarë të opozitës siriane erdhën nga Libia, njoftoi ditën e mërkurë gazeta franceze "Figaro".
Dhjetëra njerëz u vranë dhe plagosën natën e kaluar si
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
21
24
25