×
Siria, 15 tetor 2012
Avioni armen që transportonte ndihma humanitare për Sirinë fluturoi sot nga qyteti turk Erzurum për në atë sirian Aleppo.
Numri i refugjatëve sirianë në Turqi i kaloi të 100 mijë vetët. Kjo u njoftua sot nga Drejtoria e qeverisë turke për situatat e jashtëzakonshme.
Incidenti me ndalimin e avionit sirian në Ankara, i cili po fluturonte nga Moska për në Damask, nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë. Kjo është deklaruar nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në të njëjtën kohë, tha ai, vazhdon të ruhet rreziku kërcënues i përhapjes së konfliktit sirian në territoret e vendeve të tjera.
Autoritetet turke detyruan të ulej në aeroportin e qytetit Erzurum një avion, i cili fluturonte nga Armenia për në qytetin sirian Aleppo. Sipas njoftimeve të autoriteteve turke, po zhvillohet inspektimi i avionit, i cili, siç thuhet me siguri, transporton ndihma humanitare.
Ditën e hënë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se nuk ka dëshmi në lidhje me faktin që në Siri përdoren bomba thërrmuese ruse.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
1
6
7
13
14
20
21
27
28