Forcat qeveritare të Sirisë morën rrethinat lindore të Damaskut, pas disa orë luftimesh me opozitën e armatosur. Kjo e fundit, nga ana e saj, deklaroi se bëri një zbrapsje taktike.
SHBA kërkojnë nga Rusia që të komentojë njoftimet e mediave mbi dërgesat që po përgatiten për në Siri të 36 avionëve trajnues-luftarakë Jak-130 (Yak-130).
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë raportoi mbi incidentin që ndodhi mes motoskafit sirian të patrullimit bregdetar dhe anijes gjermane të zbulimit pranë brigjeve të Sirisë në fund të dhjetorit.
Irani i konsideron krejtësisht të pabaza akuzat e paraqitura në adresë të tij nga ana e Francës për dërgimin e armëve në Siri. “Deklaratat e zyrtarëve francezë nuk janë aspak të vërteta.
Reformat politike janë të pamjaftueshme për daljen nga kriza që po përjeton aktualisht Siria, deklaroi sot Presidenti Bashar Al-Assad në një fjalim që mbajti përpara studentëve dhe publikut në Universitetin e Damaskut.
Demonstrim të solidaritetit me popullin e Sirisë e quajti Agjencia siriane e lajmeve SANA hyrjen e anijeve të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë në portin lokal Tartus.
Anijet e grupimit të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë, që ndodhen aktualisht në pjesën lindore të Detit Mesdhe, morën kursin drejt portit sirian Tartous - pikës së garantimit të mirëmbajtjes teknike dhe mbështetjes materiale të Flotës ruse.
Këtë mëngjes në kryeqytetin e Sirisë - Damask gjëmoi një shërthim i fuqishëm. Një terrorist kamikaze hodhi veten në erë në një udhëkryq urban plot me njerëz. Si rezultat janë vrarë dhjetëra veta.