×
rrezatimi radioaktiv

Është regjistruar niveli më i lartë deri tani i përmbajtjes së grimcave radioaktive të ceziumit në ujërat nëntokësore të centralit bërthamor japonez "Fukushima-1", që pësoi avari gjatë cunamit, njoftoi kompania operatore e tij TEPCO.

Si rezultat i rritjes së papritur të nivelit të rrezatimit është pezulluar puna e objektit bërthamor Sellafield në veri-perëndim të Anglisë. Shumicës së punonjësve të tij u është rekomanduar të mos dalin në punë, njoftojnë mediat.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka përhapur paralajmërimin për banorët e pjesës veriore të vendit në lidhje me migrimin e derrave të egër radioaktivë.

Era e apokalipsit bërthamor global përfundoi. Erdhi koha e konflikteve bërthamore lokale. Dhe secili prej tyre është i aftë për ta vënë njerëzimin në prag të ekzistencës.

Shkencëtarët amerikanë kanë prezantuar raportin e parë të hollësishëm mbi rrezatimin në sipërfaqen e Marsit. Ai bazohet në të dhënat e mbledhura nga detektori i vlerësimit të rrezatimit, i cili është instaluar në Mars Rover "Curiosity", për 300 ditët e para të misionit.

Një robot i telekomanduar në distancë zbuloi për herë të parë të çarat, nga të cilat rrjedh uji radioaktiv prej reaktorit të bllokut të parë të energjisë të centralit të dëmtuar bërthamor "Fukushima-1" në Japoni.

Ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të enjten morën mostrat e para të ujit të detit për të kontrolluar nivelin e kontaminimit të ujërave territoriale të Oqeanit Paqësor në afërsi të centralit bërthamor japonez, që pësoi avari, "Fukushima-1".

Kompania operatore e centralit bërthamor japonez "Fukushima-1" - TEPCO - po merr masa për zgjidhjen e problemit të ruajtjes së ujit radioaktiv në elektrostacionin që pësoi avari në lidhje me afrimin e tajfunit "Francisco".  

Gjatë dy ditëve të fundit përmbajtja e stronciumit-90 radioaktiv në sistemin e drenazhit në centralin bërthamor të dëmtuar japonez "Fukushima -1" u rrit 12 herë, njoftoi kompania-operatore e centralit bërthamor Tokio Electric Power (TEPCO).

Në ujërat e shiut që rrodhën përtej barrierave mbrojtëse përreth cisternave të magazinimit të substancës së lëngshme të ndotur në centralin bërthamor "Fukushima -1", u zbulua stroncium-90 radioaktiv.

Kompania operatore e centralit bërthamor japonez "Fukushima-1" TEPCO njoftoi mbi zbulimin ditën e enjte të një niveli të lartë radioaktiviteti, i cili tejkaloi shifrat e të mërkurës me 6.500 mijë herë, pranë njërit prej rezervuarëve me ujë radioaktiv.

Rrezatimi brenda digës mbrojtëse në centralin bërthamor "Fukushima-1" ka arritur një nivel rekord që nga momenti i avarisë që ndodhi në mars të vitit 2011, njoftoi kompania-operatore Tokyo Electric Power (TEPCO), e cila është përgjegjëse për centralin bërthamor.

Operatori i elektrostacionit atomik që pësoi avari - "Fukushima-1", kompania TEPCO pranoi mundësinë e derdhjes në oqean të ujit radioaktiv nga një rezervuar, ku ai ruhej pas ftohjes së reaktorëve apo pas pompimit nga stacionet e ambjenteve nëntokësore.

Jashtë digës mbrojtëse të centralit bërthamor të dëmtuar japonez "Fukushima-1" u derdhën të paktën 430 litra ujë radioaktiv, njoftoi kompania-operatore e centralit bërthamor TEPCO.

Valët e shkaktuara nga tajfuni dëmtuan rrethimin, i cili parandalon përhapjen e grimcave radioaktive përtej portit të centralit bërthamor të dëmtuar "Fukushima-1", njoftoi kompania-operatore e centralit TEPCO.

Specialistët japonezë, të cilët po punojnë në centralin bërthamor që pësoi avari "Fukushima-1", po ngrenë në det një mur 5 metra larg nga vija bregdetare, për të parandaluar krejtësisht përhapjen e substancave radioaktive në oqean.

Qeveria e Japonisë premtoi të shpenzojë 500 milionë $ për likujdimin e rrjedhjes së rrezatimi dhe dezinfektimin e ujit në centralin bërthamor "Fukushima-1".

Kryeministri japonez Shinzo Abe u zotua se qeveria e vendit së shpejti do të marrë masat e nevojshme për pastrimin e elektrostacionit atomik "Fukushima-1" nga substancat radioaktive.

Niveli i kërcënimit, që vjen nga rrjedhja e kohëve të fundit nga një prej rezervuarëve të centralit bërthamor "Fukushima-1", është rritur nga niveli i parë "situatë anormale" deri në nivelin e tretë "incident serioz" sipas shkallës ndërkombëtare të vlerësimit të kërcënimeve bërthamore, njoftoi Departamenti i Kontrollit të Objekteve Bërthamore i Japonisë (NRA).

Autoritetet japoneze rritën nivelin e rrezikut të rrezatimit pas rrjedhjes së të paktën 300 ton uji radioaktiv në tokë nga njëri prej rezervuarëve të centralit bërthamor japonez "Fukushima-1".

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30