×
Arabia Saudite

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar Xhafari (Bashar Jaafari), ka akuzuar autoritetet saudite për mbajtjen e lidhjeve me "Al-Qaeda" dhe mbështetjen e terroristëve.

Blogeri nga Arabia Saudite Raif Badawi, i akuzuar për fyerje të Islamit nëpërmjet kanaleve elektronike, është dënuar me vdekje.

Arabia Saudite ka përshpejtuar zbatimin e programit bërthamor dhe po përgatitet për të blerë armë bërthamore nga Pakistani, deklaroi senatori amerikan demokrat Edward Markey.

Për më shumë se 10 vjet Princeshën Anud nuk e lejojnë të shihet me fëmijët, të cilët që nga viti 2001 mbahen të kyçur në atdheun e të atit të tyre - Mbretit të Arabisë Saudite. Në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Princesha Anud ka akuzuar mediat ndërkombëtare për një konspiracion të heshtjes rreth kësaj situate me të vërtetë skandaloze për shekullin e 21-të.

Arabia Saudite është e gatshme t’i vërë në dispozicion Izraelit aerodromet e veta ushtarake dhe t’i ofrojë një kompleks të tërë shërbimesh, në qoftë se Tel Avivi do të vendosë të godasë Iranin. Ky lajm fantastik është përhapur kohët e fundit nga mediat botërore. Në fakt, disa ekspertë nuk e quajnë aspak të mbinatyrshëm një skenar të tillë të zhvillimit të ngjarjeve.

Arabia Saudite vendosi të tërhiqet nga anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Testi për koronavirus, të cilit iu nënshtrua një deve në Arabinë Saudite, dha rezultat pozitiv.

Javën e kaluar në mediat botërore bëri bujë të madhe lajmi se Arabia Saudite ka ndërmend të marrë së shpejti nga Pakistani një bombë të gatshme bërthamore.

Arabia Saudite po investon në programin bërthamor të Pakistanit dhe supozon se mund të marrë nga ai një bombë bërthamore sapo të kërkohet diçka e tillë, mendon ish-Këshilltari i Presidentit amerikan Barack Obama për luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore, Gary Seymor.

Vendet e Gjirit Persik blejnë sistematikisht asetet e kompanive të mëdha perëndimore. Investitorët nga shtetet e botës arabe janë duke krijuar në vendet e tjera struktura të qëndrueshme financiare dhe industriale. Disa analistë dhe shtypi kanë nisur të flasin mbi ekspansionin e shënjestruar ekonomik të vendeve arabe në Perëndim.

Duke filluar që nga e hëna në Arabinë Saudite do të fillojnë të gjobiten emigrantët, të cilët nuk kanë leje pune, si dhe punëdhënësit e tyre.

Femrat në Arabinë Saudite kanë ndërmend një ditë të ulen në timon në shenjë proteste kundër ndalimit të drejtimit të automjetit nga ato.

Kreu i shërbimit të zbulimit të Arabisë Saudite, Princi Bandar bin Sultan, në bisedën e zhvilluar me një sërë diplomatësh perëndimorë deklaroi se vendi i tij së shpejti do të ndryshojë rrënjësisht politikën e jashtme, duke rishikuar marrëdhëniet e veta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International deklaroi se situata me të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite është përkeqësuar.

Pentagoni ka bërë të ditura planet për t'i shitur aleatëve të saj në Gjirin Persik raketa dhe municione me një vlerë prej 10,8 miliardë $.

Arabia Saudite, e cila ditën e enjte për herë të parë në historinë e saj, u bë një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të premten e refuzoi vendin në Këshillin e Sigurimit për shkak të politikës së "standardeve të dyfishta" dhe mungesës së efektshmërisë të punës së Këshillit të Sigurimit në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Mijëra femra të Arabisë Saudite kanë ndërmend që më 26 tetor të këtij viti të ulen në timon, duke shkelur traditat konservative të mbretërisë, të cilat ndalojnë gratë të drejtojnë automjetet, njoftuan mediat.

Arabia Saudite ka dërguar në Siri për të luftuar kundër forcave të Presidentit Bashar Al-Assad mbi një mijë të burgosur të dënuar me vdekje, njoftoi gazeta "USA Today".

Ushtria e Arabisë Saudite është vënë në gjendje gatishmërie të lartë luftarake në sfondin e deklaratave të vendeve perëndimore në qarkullim për të sulmuar Sirinë, njoftuan mediat.

Situata në Egjipt dhe Siri u diskutua nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Drejtorin e Shërbimit të Përgjithshëm të Zbulimit të Arabisë Saudite.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31