×
Libia, Tetor 2013

Disa grabitës të armatosur në Libi sulmuan makinën e transferimit të parave të një banke dhe vodhën 55 milionë dinarë.

Zona libiane e pasur me naftë Cyrenaica shpalli krijimin e qeverisë së vet.

Redaksia e "Zërit të Rusisë" mori një letër nga e veja e Muammar Gaddafit, Znj. Safia Farkash. Në redaksinë e Radiokompanisë letrën e dorëzoi motra e saj - Znj. Fatima Farkash.

Një prej oficerëve të lartë të policisë ushtarake të Libisë u vra sot në qytetin e Benghazit në lindje të vendit.

Një nga liderët e "Al-Qaeda" Anas Al-Libi, i cili u kap në Libi gjatë një operacioni special të ushtarakëve amerikanë në fillim të tetorit, u dërgua në Shtetet e Bashkuara, njoftuan autoritetet amerikane.

Pranë Konsullatës së Suedisë në qytetin Bengazi të Libisë detonoi një pajisje eksplozive e vendosur në një makinë.

Kryeministri i Libisë, Ali Zeidan, pas lirimit të tij nëpërmjet televizionit u bëri thirrje të gjithë atyre, të cilët ndihmojnë militantët, që të bashkohen me ushtrinë e rregullt.

Kreu i i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për Çështjet Ndërkombëtare, Aleksei Pushkov, deklaroi mbi dështimin e operacionit të NATO-s në Libi, pas rrëmbimit të Kryeministrit të vendit Ali Zeidan.

Grupi i armatosur "Komanda e revolucionarëve libianë" mori mbi vete përgjegjësinë për arrestimin e Kryeministrit të Libisë Ali Zeidan, u njoftua në faqen e grupit në Facebook.

Kryeministri i Libisë Ali Zeidan u lirua dhe po udhëton për në zyrën e tij, njoftuan mediat, duke iu referuar deklaratës së kreut të Këshillit të Lartë të Sigurimit të Libisë Hashim Bashir.

Ministri i Financave i Libisë Abdel Karim Kilani u arrestua dhe u dërgua në drejtim të panjohur, njoftuan kanalin televiziv satelitor Sky News Arabia disa burime në Tripoli.

Prokuroria e Përgjithshme e Libisë urdhëroi arrestimin e Kryeministrit Ali Zeidan për akuzat që lidhen me sigurinë e shtetit, njoftuan mediat lokale.

Autoritetet e Sirisë filluan të shkatërrojnë rezervat e veta të armëve kimike. Nën mbikëqyrjen e ekspertëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ushtarakët sirianë nxorrën nga përbërja disa prej mbushjeve raketore dhe pajisjeve. Moska dhe Uashingtoni janë të kënaqur me veprimet e Damaskut. Megjithatë, mbeten ende disa çështje për t'u diskutuar.

Ishin vetë përfaqësuesit e autoriteteve libiane ata që këshilluan diplomatët rusë të largohen nga territori i Ambasadës ruse në Tripoli për shkak se ata nuk mund të garantonin sigurinë e tyre, njoftoi pas mbërritjes në Moskë ambasadori rus në Libi Ivan Mollotkov.

Stafi i ambasadës ruse në Libi dhe familjarët e tyre, të cilët u evakuuan nga Libia në Tunizi, pasi militantët e armatosur sulmuan misionin diplomatik rus në Tripoli, mbërritën në Moskë.

Sulmi mbi Ambasadën ruse në Libi është një pasojë logjike e faktit se, si rezultat i veprimeve të pamenduara të Perëndimit me ndryshimin e regjimit krijohet një kaos, deklaroi Kreu i delegacionit rus në PACE, Aleksei Pushkov.

Rusia evakuoi diplomatët e Ambasadës në Libi dhe anëtarët e familjeve të tyre, njoftoi sot përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Ambasada ruse në Tripoli u sulmua nga persona të panjohur. Pavarësisht faktit se ekstremistët ishin të armatosur mirë, askush nga stafi i ambasadës nuk u lëndua. Po verifikohen versione të ndryshme të motiveve të sulmit.

Ambasada ruse në Tripoli u sulmua të mërkurën në mbrëmje, konfirmoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Hetuesit e OKB-së kanë konstatuar faktin e përdorimit të torturës në burgjet e Libisë dhe kanë regjistruar 27 raste vdekje të shkaktuar nga tortura, që nga fundi i vitit 2011, njoftuan ditën e martë në Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Misionit të Mbështetjes së OKB-së në Libi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
5
6
8
9
12
13
14
16
17
19
20
22
23
24
26
27
28
30
31