×
Libia, Shtator 2013

Rajoni historik i Fezzan në jugperëndim të Libisë e shpalli veten krahinë autonome, njoftoi kanali televiziv Al Arabiya.

Arma kimike ra në duart e fondamentalistëve, të cilët luftojnë kundër qeverisë në Siri, nga Libia pas rënies së qeverisë së Muammar Gaddafi në vitin 2011, deklaroi Zëvendëskryeministri për Ekonominë i Sirisë, Qadri Jamil, në një intervistë për gazetën britanike "Guardian".

Gjykata shtyu për në dhjetor seancat dëgjimore në lidhje me çështjen e djalit të ish-Liderit të Libisë, Muammar Gaddafi, Saif al-Islam.

Komiteti për Sanksionet ndaj Libisë i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara paralajmëroi lidhur me "efektin destabilizues" të kontrabandimit të armëve nga vendi afrikan në Sirinë e mbërthyer nga konflikti.

Një shpërthim i fuqishëm buçiti sot pranë ndërtesës së përfaqësuesisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë në qytetin e Benghazit në lindje të vendit.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, zhvilloi bisedime me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Mohammed Abdel Aziz. Në takimin e 10 shtatorit ministrat diskutuan mbi të gjithë spektërin e marrëdhënieve dypalëshe. Në qendër të vëmendjes, natyrisht, ishte situata në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Bisedimet me Kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë janë të rëndësishme për Rusinë në mënyrë që të marren vendimet e drejta mbi situatën në rajon, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duke hapur bisedimet me homologun e tij nga Libia, Mohammed Abdel Aziz.

Autoritetet e Libisë janë të gatshme të bashkëveprojnë për lirimin e dy qytetarëve rusë, të dënuar për akuzën se kanë ndihmuar Muammar Gaddafi, njoftoi ditën e premte Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Vajza e shefit të shërbimit të zbulimit të Kolonel Kaddafi - Abdullah Senussi - u rrëmbye menjëherë pas lirimit të saj nga burgu, njoftuan autoritetet libiane.

Autoritetet libiane kanë premtuar të fillojnë në shtator procesin gjyqësor ndaj djalit të Muammar Gaddafi - Seif al-Islam Gaddafi. Vërtetë, vetë i pandehuri nuk është ende në duart e tyre. Ai u kap nga rebelët në nëntor të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë mbahet i ngujuar në burgun e qytetit të Zintan. Kërkesat e vazhdueshme të qeverisë për ta transferuar Seif al-Islam Gaddafi në kryeqytetin e vendit autoritetet lokale i injorojnë krejtësisht.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
4
5
7
8
9
12
13
14
15
16
18
21
22
23
24
25
26
28
29
30