Udhëheqësi i Jamahiriya Muammar Gaddafi hodhi poshtë ultimatumin e Këshillit të Përkohshëm Kombëtar të kryengritësve për kapitullim, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i udhëheqësit të vendit Musa Ibrahim.
Rusia këmbënguli që mjetet financiare, të cilat i akordohen Libisë nga llogaritë e huaja bankare të Qeverisë së Muammar Gaddafit, të përdoren ekskluzivisht për qëllime humanitare.
Ngjarjet në Libi janë bërë tashmë temë debatesh fort të nxehta në gjirin e shoqërisë ruse. Dhe duhet thënë, se këto diskutime po zhvillohen jo vetëm në nivel të MPJ dhe strukturave të tjera shtetërore.
Deri tani mbetet krejtësisht e paqartë se kush i kontrollon këto apo ato rajone të kryeqytetit të Libisë, ku po vazhdojnë luftimet mes mbështetësve të Muammar Gaddafit dhe kryengritësve.
Muammar Gaddafi ka ndërmend të shesë jashtë shtetit me anë të ndërmjetësve të huaj 25 ton ar me qëllim që të paguajë fiset libiane për mbrojtjen e vet.
Rusia është e gatshme për dialog me opozitën e Libisë në qoftë se ajo do të mund të bashkojë vendin mbi një bazë demokratike, deklaroi sot Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev.
Opozita libiane po grabit e po shkatërron rezidencën e Kolonelit Muammar Gaddafi në Tripoli. Por flamuri i ngritur mbi të është megjithatë një ngushëllim i pamjaftueshëm për kryengritësit.
Kryengritësit çanë me forcë brenda rezidencës së fortifikuar të Udhëheqësit të Jamahiriya Muammar Gaddafi të vendosur në Tripoli. Rezistenca nga ana e njësive besnike të Gaddafit rreshti.
Nga Tripoli vazhdojnë të vijnë njoftime mjaft kontradiktore. Qyteti ndodhet pothuajse tërësisht në duart e kundërshtarëve të Muammar Gaddafit, konfirmojnë mediat e huaja. Opozita kontrollon vetëm 1/5 e kryeqytetit, deklarojnë përfaqësuesit e Kolonelit.
I biri i Muammar Gaddafit dhe trashëgimtari i mundur i tij Seif al-Islam tregoi, se trupat qeveritare libiane i detyruan të tërhiqen dhe i kanë vënë tani përpara forcat e kryengritësve duke i futur fillimisht në kurth.
Kryengritësit libianë arritën të marrin Tripolin. Trupat e Komitetit të Përkohshëm Kombëtar, sipas pohimit të tyre, tashmë kontrollojnë deri në 95% të lagjeve të kryeqytetit të Libisë. Trupat qeveritare po hedhin armët dhe po dorëzohen.
Sipas njoftimeve të burimeve diplomatike, Muammar Gaddafi vazhdon të mbetet ende në rezidencën e tij në Tripoli, rreth së cilës po zhvillohen luftime të ashpra.
Kundërshtarët e udhëheqësit të Libisë Muammar Gadafi të hënën në mëngjes morrën nën kontroll godinën e Radios Shtetërore të Libisë në kryeqytetin e vendit Tripoli.