×
Libia

Këto ditët e fundit Ambasadori rus Ivan Mollotkov deklaroi se deri para fundit të vitit në Libi do të niset "grupi pararojë", i cili do të merret me çështjen e rikthimit të Ambasadës së Rusisë në këtë vend. Diplomatët rusë u larguan nga Tripoli në tetor, kur në kryeqytetin e Libisë filluan përleshjet ndërmjet grupeve të armatosura.

Ambasada britanike në Tripoli dhe ajo kanadeze pezulluan punën konsullore për arsye sigurie.

Në përleshjet me islamistët e grupit "Ansar Al-Shariat" në Benghazi u vranë të paktën 9 ushtarë libianë.

SHBA-ja do të angazhohet në trajnimin e 8.000 ushtarakëve libianë. Pentagoni njoftoi se detajet e misionit ende po përcaktohen, por trajnimi ushtarak nuk do të zhvillohet në territorin e Libisë.

10 persona humbën jetën dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën ditën e premte në Tripoli, pasi rebelët e një grupi të armatosur hapën sot zjarr mbi demonstruesit.

Qeveria e vetëshpallur e Cyrenaica, që ndodhet në pjesën lindore të Libisë, njoftoi krijimin e kompanisë së vet të naftës me emrin "Korporata libiane e naftës dhe gazit", e cila kontrollon terminalet e naftës në Tobruk, Brega dhe në disa porte.

Më shumë se 10 persona humbën jetën në Tripoli si pasojë e luftimeve, që u zhvilluan gjatë natës, midis grupeve të armatosura lokale dhe rebelëve nga qyteti Misurata, njoftoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dëshmitari okular dhe gazetari Qassim Az-Zinati.

Përleshjet e ashpra midis militantëve të ish-grupeve rebele, të cilat rifilluan të enjten në kryeqytetin libian, zgjatën gjithë natën.

Natën e sotme në kryeqytetin libian Tripoli filluan përleshje të ashpra të armatosura midis militantëve të ish-grupeve rebele.

Disa grabitës të armatosur në Libi sulmuan makinën e transferimit të parave të një banke dhe vodhën 55 milionë dinarë.

Zona libiane e pasur me naftë Cyrenaica shpalli krijimin e qeverisë së vet.

Redaksia e "Zërit të Rusisë" mori një letër nga e veja e Muammar Gaddafit, Znj. Safia Farkash. Në redaksinë e Radiokompanisë letrën e dorëzoi motra e saj - Znj. Fatima Farkash.

Një prej oficerëve të lartë të policisë ushtarake të Libisë u vra sot në qytetin e Benghazit në lindje të vendit.

Një nga liderët e "Al-Qaeda" Anas Al-Libi, i cili u kap në Libi gjatë një operacioni special të ushtarakëve amerikanë në fillim të tetorit, u dërgua në Shtetet e Bashkuara, njoftuan autoritetet amerikane.

Pranë Konsullatës së Suedisë në qytetin Bengazi të Libisë detonoi një pajisje eksplozive e vendosur në një makinë.

Kryeministri i Libisë, Ali Zeidan, pas lirimit të tij nëpërmjet televizionit u bëri thirrje të gjithë atyre, të cilët ndihmojnë militantët, që të bashkohen me ushtrinë e rregullt.

Kreu i i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për Çështjet Ndërkombëtare, Aleksei Pushkov, deklaroi mbi dështimin e operacionit të NATO-s në Libi, pas rrëmbimit të Kryeministrit të vendit Ali Zeidan.

Grupi i armatosur "Komanda e revolucionarëve libianë" mori mbi vete përgjegjësinë për arrestimin e Kryeministrit të Libisë Ali Zeidan, u njoftua në faqen e grupit në Facebook.

Kryeministri i Libisë Ali Zeidan u lirua dhe po udhëton për në zyrën e tij, njoftuan mediat, duke iu referuar deklaratës së kreut të Këshillit të Lartë të Sigurimit të Libisë Hashim Bashir.

Ministri i Financave i Libisë Abdel Karim Kilani u arrestua dhe u dërgua në drejtim të panjohur, njoftuan kanalin televiziv satelitor Sky News Arabia disa burime në Tripoli.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30