×
Era e Kozmonautikës, Dhjetor 2013

Ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) do ta kremtojë 15 herë Vitin e Ri 2014. Pikërisht kaq herë SKN-ja (ISS) do të kapërcejë kufirin në mes të 31 dhjetorit të vitit 2013 dhe 1 janarit të 2014-s.

Banorët e Tokës do të shohin dy eklipse hënore dhe dy diellore në vitin 2014, treguan astronomët siberianë. Gjithashtu pranë Tokës do të fluturojnë 1 asteroid dhe 7 kometa.

Tre aparate kozmike të destinacionit ushtarak, të cilët u lëshuan të mërkurën nga kozmodromi "Plesetsk" me ndihmën e raketëmbajtëses "Rokot" dhe bllokut përforcues të vrullit "Briz-KM", u nxorrën në orbitën e synuar, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse për Trupat e mbrojtjes ajroro-kozmike, Koloneli Dimitri Zenin.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë (SHBA) propozuan kufij të rinj të zonës së banueshme për planete të tipit të Tokës. Duke u bazuar në koeficientët e saktësuar të gllabërimit të molekulave të ujit dhe dioksidit të karbonit, ata arritën në përfundimin se planetet potencialisht "të banueshme" duhen kërkuar larg nga yjet dhe jo siç mendohej më parë.

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Kina lëshoi robotin e saj të parë eksplorues të Hënës. Misioni "Chang'e-3" u nis drejt Hënës natën në të gdhirë të së hënës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
3
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
21
22
23
24
27
28
29
30