×
Era e Kozmonautikës, Shtator 2013

Lëshimi i parë pas aksidentit të korrikut i "Proton-M" rezultoi të ishte i suksesshëm, sateliti i komunikimit "Astra-2E" është nxjerrë në orbitë, njoftoi ditën e hënë Përfaqësues i Agjencisë Federale Kozmike "Roskosmos".

Nga kozmodromi Bajkonur (Kazakistan) u realizua lëshimi i raketës "Proton-M" me satelitin e telekomunikacionit "Astra-2E".

Ekuipazhi i radhës mbëriti në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Kozmonautët rusë të ekspeditës së 38-të Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanski i pret një mision i rëndësishëm. Në nëntor, ata duhet të nxjerrin në kozmos të hapur pishtarin e Lojërave Olimpike "Soçi-2014".

Kreu i Roskozmosit (Agjencia Kozmike e Rusisë), Vladimir Popovkin, njoftoi se lëshimi i parë pas aksidentit të korrikut i raketëmbajtëses "Proton" do të kryhet më 30 shtator.

Anija kozmike ruse me pilotë "Soyuz TMA-10M", e cila u lëshua në orën 22:00 GMT u ankorua me sukses në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Në Kinë nga kozmodromi ​​Jiuquan në veriperëndim të provincës Gansu u lëshua me sukses sateliti "Kuaizhou-1", i projektuar për monitorimin e fatkeqësive natyrore.

Qeveria ruse ka drejtuar të gjitha forcat në përmirësimin teknologjik të të gjithë industrisë kozmike​​, njoftoi Zv. Kryeministri rus Dimitri Rogozin në ekspozitën ndërkombëtare të armëve "Russia Arms Expo 2013", e cila u hap sot në Nizhnij Tagill.

Kina lëshoi me sukses nga kozmodromi Taiyuan në provincën veriore të Shanxi satelitin e tretë metereologjik "Fengyun-III".

Raketën "Soyuz-FG" së bashku me anijen e pilotuar "Soyuz TMA-10M" i nxorrën nga kompleksi i montimit dhe testimit dhe i instaluan në platformën e startit në kozmodromin Bajkonur.

Anija kozmike private e mallrave "Cognys" ​​për herë të parë do të fluturojë për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - raketambajtësja "Antares" me anijen do të startojnë ditën e mërkurë nga kozmodromi në Ishullin Wollops.

Agjencia Kozmike iraniane do të dërgojë në orbitën e Tokës një mace persiane. Ajo do të fluturojë në një kapsulë speciale "Pioneer 2".

Anëtarët e ekuipazhit 37/38 të misionit të gjatë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) fluturuan drejt kozmodromit "Bajkonur", për t’u përgatitur për misionin e ardhshëm orbital, njoftoi Qendra e Trajnimit të Kozmonautëve në periferi të Moskës.

Raketëmbajtësja ruse "Rokot" me tre satelitë në bord u lëshua nga kozmodomi “Plesetsk”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Lëshimi i modulit të ri multifunksional laboratorik rus drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) u shty zyrtarisht për në gjysmën e parë të vitit 2014, njoftoi të mërkurën Kreu i Agjencisë Federale Kozmike "Roskozmos" Vladimir Popovkin në Qendrën e Kontrollit të Fluturimeve.

Aparati për uljen në Tokë i anijes kozmike "Soyuz TMA-08M" me kozmonautët rusë Pavel Vinogradov, Aleksandër Misurkin dhe astronautin amerikan Christopher Cassidy zbarkoi me sukses në Kazakistan.

Së shpejti Irani planifikon të dërgojë në kozmos një majmun​​, një mi, një lepur ose një mace, deklaroi Drejtori i Qendrës shkencoro-kërkimore të Agjencisë Kozmike të Iranit, Mohammed Ebrahimi.

Anija kozmike e pilotuar e brezit të ri e zhvilluar në Rusi është pajisur me një tualet të rehatshëm në krahasim me amerikanen "Orion", në të cilën astronautët e NASA-s gjatë fluturimit do të jenë të detyruar të përdorin pelena, njoftoi përfaqësuesi i kompanisë zhvilluese të saj.

Komisioni ndërministror në një takim në Qendrën e Trajnimeve të Kozmonautëve në periferi të Moskës miratoi përbërjen e ekuipazhit kryesor dhe atij rezervë të misionit të ardhshëm në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Anija kozmike japoneze e mallrave "Konotori" u shkëput të mërkurën nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Astrofizikanëve rusë, Vjaçesllav Muhanovo dhe Aleksei Starobinsk, u dhanë çmimin më prestigjioz në fushën e kozmologjisë - Çmimin Gruber. 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
3
7
8
10
14
15
16
19
20
21
22
24
27
28
29