×
Era e Kozmonautikës, 29 gusht 2013

Të mërkurën SHBA-ja lëshoi raketëmbajtësen e rëndë "Delta-4" me një satelit zbulues.

Nënkryetari i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë ("Roskozmos") Oleg Frollov dhe Kreu i Agjencisë Hapësinore Europiane (European Space Agency - ESA) Jean-Jacques Dordain diskutuan gjatë zhvillimit të Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në periferi të Moskës bashkëpunimin në sferën e eksplorimit të Marsit dhe Hënës.

Gjatë fjalimit të tij, në një konferencë në Itali, profesori dhe gjeokimisti Steven Benner deklaroi se me sa duket jeta në Tokë ka lindur si rrjedhojë e pluhurit ose shkëmbinjve të Marsit që u gjendën në hapësirën ​​ndërplanetare pas përplasjes me ndonjë meteorit ose si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm vullkanik.

Rusia do të lëshojë një aparat kozmik të sondimit në distancë të Tokës për Egjiptin në fund të këtij viti, njoftuan ditën e enjte përfaqësuesit e ​​Korporatës Raketoro-Kozmike ruse "Energjia" në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013", ku është paraqitur maketi i satelitit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
7
9
10
11
12
13
14
17
18
20
23
24
25
26
31