×
Era e Kozmonautikës, Gusht 2013

Ekspertët indianë njoftuan mbi nxjerrjen e suksesshme në orbitë të satelitit ushtarak "GSAT-7" të prodhimit vetiak, njofton ditën e premte Agjencia informative EFE.

Të mërkurën SHBA-ja lëshoi raketëmbajtësen e rëndë "Delta-4" me një satelit zbulues.

Nënkryetari i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë ("Roskozmos") Oleg Frollov dhe Kreu i Agjencisë Hapësinore Europiane (European Space Agency - ESA) Jean-Jacques Dordain diskutuan gjatë zhvillimit të Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në periferi të Moskës bashkëpunimin në sferën e eksplorimit të Marsit dhe Hënës.

Gjatë fjalimit të tij, në një konferencë në Itali, profesori dhe gjeokimisti Steven Benner deklaroi se me sa duket jeta në Tokë ka lindur si rrjedhojë e pluhurit ose shkëmbinjve të Marsit që u gjendën në hapësirën ​​ndërplanetare pas përplasjes me ndonjë meteorit ose si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm vullkanik.

Rusia do të lëshojë një aparat kozmik të sondimit në distancë të Tokës për Egjiptin në fund të këtij viti, njoftuan ditën e enjte përfaqësuesit e ​​Korporatës Raketoro-Kozmike ruse "Energjia" në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013", ku është paraqitur maketi i satelitit.

Specialistët e NASA-s po zhvillojnë një anije me vela mbi rrota, elektronika e të cilës do të ushqehet me energjinë e paneleve diellore.

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev, gjatë vizitës së tij në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës - "MAKS-2013" - bisedoi me kozmonautët që ndodhen aktualisht në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Maketi i sistemit të ri të transportit të pilotuar, i cili u prezantua në "MAKS-2013", do të jetë baza e konstruktimit të anijes kozmike, lëshimi i së cilës është planifikuar në vitin 2018, njoftoi Presidenti i korporatës raketoro-kozmike ruse "Energia" Vitali Llopota.

Lëshimi i raketëmbajtëses japoneze të llojit të ri "Epsilon" dështoi. Agjencia Aerokozmike e Japonisë (JAXA) i transmetoi në Internet përgatitjet për lëshimin e raketës.

Kozmonautët rusë Aleksandër Misurkin dhe Fjodor Jurçihin nuk mundën të instalojnë dot pajisjen në modulin Zvezda për shkak të orientimit të saj të gabuar.

Kozmonautët rusë Aleksandër Misurkin dhe Fjodor Jurçihin dolën në kozmos të hapur, njoftoi të enjten Qendra ruse e Drejtimit të Fluturimeve.

Kompania Kozmike Ndërkombëtare (KKN) "Kosmotras" ditën e enjte do të realizojë lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale  "MBR RS-20" (sipas klasifikimit të NATO-s - SS18 "Satana"), njoftuan në KKN.

Bashkëpunëtorët e NASA-s regjistruan hedhjen e një mase koronale në Diell. Aktualisht në drejtim të Tokës po zhvendoset një rrjedhë e plazmës diellore me një shpejtësi prej rreth 930 kilometra në sekondë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të çaktivizojnë një prej sistemeve të kontrollit të hapësirës kozmike përreth Tokës, i cili monitoron njëkohësisht edhe prezencën e mbeturinave në orbitë. Kjo mund t’i bëjë më të rrezikshme fluturimet e satelitëve dhe të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS).

Kozmonautët rusë të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) Fjodor Jurçihin dhe Aleksandër Misurkin filluan punën në kozmos ​​të hapur në kuadër të programit rus, njoftuan në Qendrën e Drejtimit të Fluturimeve në periferi të Moskës.

Shefi i Departamentit të Agjencisë Kozmike të Rusisë ("Roskozmos") në "Bajkonur" Anatoli Bjellokonj përgënjeshtroi informacionin mbi gjoja lëshimin e planifikuar më 15 shtator të raketëmbajtëses "Proton" nga kozmodromi në fjalë.

Asteroidi i zbuluar kohët e fundit "2013 PS13" të premten do të fluturojë në një distancë pothuajse të njëjtë mes Tokës dhe Hënës.

Misionet e pilotuara kozmike sigurisht që janë të nevojshme për Rusinë, por akoma dhe më e rëndësishme është gjetja e një zgjidhjeje për zhvillimin e programeve të papilotuara, deklaroi Zv/Kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Në Shtetet e Bashkuara u lëshua me sukses sateliti i komunikimit "WGS-6", i cili do të plotësojë grupin e satelitëve amerikanë të komunikimit të sistemit Wideband Global SATCOM.

Astronomët e Agjencisë Hapësinore Evropiane me ndihmën e teleskopit "Hubble" bënë një fotografi, të quajtur në faqen zyrtare të Internetit të organizatës "Perëndimi i diellit në Mordor".

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
7
9
10
11
12
13
14
17
18
20
23
24
25
26
31