×
Era e Kozmonautikës, 30 prill 2013
Gjatë kohës së stafetës së vet të gjatë para fillimit të Lojrave Dimërore në Soçi pishtari me zjarrin olimpik do të jetë “mysafir” edhe i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) dhe do të “dalë” madje në kozmos të hapur. Atë do t’ia dorëzojnë solemnisht njëri-tjetrit kozmonautët rusë Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanskij, të cilët do t’i bashkohen ekuipazhit të Stacionit në muajin shtator.
Një meteoroid i vogël apo ndonjë fragment i mbeturinave kozmike ka goditur njërën prej baterive diellore të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftoi astronauti kanadez Chris Hadfield.
Teleskopi kozmik “Herschel” i Agjencisë Hapësinore Europiane ndaloi së funksionuari, pasi rezervave të tij të energjisë u erdhi fundi. Gjatë 4 viteve teleskopi “Herschel” u ka ofruar astronomëve fotografi unike, të realizuara me rreze infra të kuqe.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
1
3
5
6
7
11
13
14
16
17
18
20
21
23
27
28
29