×
Era e Kozmonautikës, Janar 2013
Testimet e raketës së klasit të lehtë "Angara" (russ. "Ангара"), lëshimet e së cilës janë planifikuar të kryhen në vitin 2015 nga kozmodromi "Vostoçnij" (russ. "Восточный"), filluan, njofoi Zv. Kryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin.
Irani planifikon të lëshojë tre satelitë të prodhimit të vet më 2 shkurt - në Ditën kombëtare të teknologjisë kozmike, deklaroi Drejtori i Agjencisë Hapësinore të Iranit Hamid Fazeli.
Në shtetin e Florida-s u realizua me sukses lëshimi i raketëmbajtëses “Atlas-5” me një satelit komunikimi të brezit të ri “TDRS-K”, i cili do të përdoret në sistemin e monitorimit dhe transmetimit të të dhënave të NASA-s.
Raketa koreanojugore me destinacion kozmik “KSLV-I”, faza e parë e të cilës ë
Për në shkurt është planifikuar lëshimi i raketëmbajtëses “Zenit 3SL” (russ. «Зенит 3SL») me satelitin “Intelsat-27” nga kozmodromi lundrues në kuadër të realizimit të projektit "Sea Launch".
Raketa koreanojugore me destinacion kozmik “KSLV-1”, faza e parë e së cilës është projektuar dhe konstruktuar nga Qendra ruse “Khrunichev”, do të tentojë edhe një herë startimin ditën e mërkurë nga kozmodromi Naro (Koreja e Jugut).
"Ky është hapi i parë drejt eksplorimit të kozmosit nga njeriu", - deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Ahmed Vahedi.
Irani nisi një majmun në kozmos, njofton kanali televiziv iranian Al-Alam TV. Më herët është njoftuar se kjo ngjarje ishte planifikuar në fillim të shkurtit të vitit 2013.
Kina po vërshon drejt kozmosit me një shpejtësi në rritje. Në vitin 2013 ajo synon të nxjerrë në orbitë 20 satelitë. Në rast suksesi Kina do ia kalojë Rusisë dhe SHBA-ve për sa i përket këtyre treguesve. Në veçanti, në gjysmën e dytë të vitit, Kina planifikon të lëshojë një satelit spiun në Hënë.
Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) iu bashkua zyrtarisht projektit të teleskopit europian “Euclid” për kërkimin e energjisë së errët, thuhet në njoftimin e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA).
Anija e katërt kozmike evropiane e mallrave e serisë “ATV”, e quajtur pë
Sot në kozmodromin "Bajkonur" specialistët rusë dhe të huaj po realizojnë bashkëngjitjen e bllokut me 6 aparate kozmike "Globalstar-2" (russ. «Глобалстар-2») me bllokun e vrullit "Fregat" (russ. «Фругат»), njofton shërbimi për shtyp i Qendrës Kozmike "Juzhnij" (russ.
Raketa kozmike, e lëshuar nga Koreja e Veriut në dhjetor të vitit të kaluar
Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) dhe Administrata Kombëtare amerikane për Hapësirën dhe Aeronautikën (NASA) kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e modulit të shërbimit për anijen e drejtuar (pilotuar) “Orion”, që po projektohet, për realizimin e fluturimeve përtej kufijve të orbitës rrethtokësore në bazë të anijes evropiane të transportimit të ngarkesave ATV. (Ky është shkurtim i emrit Automated Transfer Veficle (Anije Automatike Transporti).
Startimi i anijes kozmike ruse "Sojuz" me ekuipazh ndërkombëtar në bord për
Specialistët e Qendrës ruse të drejtimit të fluturimeve kryen një manovë
Agjencia Hapësinore Evropiane (ang. European Space Agency, ESA) do të marrë pjesë në
Ndërmarrja "Kuznjecov" (russ. "Кузнецов") në qytetin e Samara-s nënshkroi një marrëveshje paraprake për furnizimin e SHBA-ve me 50 motorë, të zhvilluar për programin Hënor sovjetik.
Më 30 janar Koreja e Jugut do të ndërmarrë përpjekjen e tretë për lëshimin e raketës "Naro-1" me një satelit shkencor në bord.
Azerbajxhani në shkurt të këtij viti do të nxjerrë në orbitë satelitin e tij të parë të telekomunikacionit. Për këtë njoftoi ditën e martë në një mbledhje të qeverisë Presidenti Ilham Alijev.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
5
6
7
10
12
13
19
20
22
26
27