×
Era e Kozmonautikës, Tetor 2012
Anija kozmike transportuese ruse "Progress" u ankorua me sukses në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SNK) në mënyrë automatike.
Përbërja mineralogjike dhe struktura e dheut në Mars të kujton në mënyrë të habitshme tokat bazaltike, tipike për zonat vullkanike të Tokës, në veçanti, tokën e ishujve Hawaii, njoftuan shkencëtarët e NASA-s.
Anija ruse “Progress”, e cila starton sot nga kozmodromi "Bajkonur" (Kazakistan) për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), do të transportojë atje ngarkesat 8 herë më shpejt se zakonisht.
Sot nga kozmodromi “Bajkonur” u realizua lançimi i raketëmbajtëses "Sojuz-U" (russ. «Союз-У») me anijen kozmike të transportit "Progress M-17M" (russ. «Прогресс М-17М»). Ajo po çon në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) më shumë se 2.5 ton ngarkesa me rëndësi jetike. Anija kozmike “Progress” do të dërgojë në orbitë, përveç pajisjeve shkencore, pjesëve të këmbimit dhe atyre kompletuese për Stacionin, edhe fruta të freskëta: mollë, portokalle, limona.
Një program i hollësishëm i studimit të Hënës, i përpiluar për dekadën e ardhshme, përfshin realizimin e dy uljeve në sipërfaqen e saj, një ekspeditë orbitale dhe kthimin në perspektivë në Tokë të mostrave të dheut hënor. Projektet do të kryhen në bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar.
Fluturimi i parë komercial i anijes kozmike amerikane “Dragon” në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) përfundoi. Anija realizoi tashmë uljen e vet në Oqeanin Paqësor.
X-ray Observatory NuSTAR (the Nuclear Spectroscopic Telescope Array), i cili u lëshua më 13 qershor të vitit 2012, paraqiti fotot e një vrime të zezë supermasive në qendër të Galaktikës sonë. Në astrofizikë ky objekt është i njohur si Sgr A* (Sgr - nga Sagittarius (Shigjetari), që do të thotë se ajo ndodhet në konstelacionin e Shigjetarit). Në fotot e marra vërehet një rritje afatshkurtër e shkëlqimit, gjë kjo që dëshmon për një shpërthim, hov të aktivizimit të vrimës së zezë.
Lëshimi i raketës së Koresë së Jugut për qëllime kozmike “Naro” (KSLV-I) u shty për shkak të një rrjedhje gazi në fazën e parë, njoftuan të premten mediat lokale.
Anija kozmike e pilotuar ruse "Sojuz TMA-06m" me ekuipazhin e ekspeditës së re në bord, e cila u lëshua të martën nga kozmodromi “Bajkonur”, u ankorua në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në mënyrë automatike.
Më 22 tetor nga Dielli u shkëput një valë e fortë plazme. Astronom
Nga kozmodromi "Bajkonur" u lëshua raketëmbajtësja "Sojuz-FG" me anijen kozmike "Sojuz TMA-06m", në bordin e së cilës gjendet ekuipazhi i ri i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - kozmonautët e Agjencisë Federale Kozmike ruse "Roskozmos" Oleg Novitski, Eugjeni Tarjellkin dhe astronauti i NASA-s Kevin Ford.
Raketëmbajtësja ruse do të nxjerrë në orbitën rreth Tokësore satelitin e parë në historinë e Ekuadorit  Siç u njoftua nga Agjencia Kozmike e Ekuadorit, startimi i saj planifikohet për datën 20 nëntor.
U miratua përbërja përfundimtare e ekspeditës ndërkombëtare që nesër do të niset për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Ekuipazhi i ri përfshin rusin Oleg Novitski, bjellorusin Evgeni Tarjellkin dhe amerikanin Kevin Ford.
Përveç asteroidit të njohur “Apophis” për Tokën pë
Një grup astronomësh nga Universiteti i Marsejës gjeti një tjetër nyje lidhëse ndërmjet galaktikave. Teleskopi orbital “Hubble” për herë të parë morri filmime tre-dimensionale të fijes së materies të errët, e cila lidh "megapoliset yjore".
Spektrometri neutron rus DAN në bordin e aparatit “Curiosity” filloi sondimin aktiv të sipërfaqes së Marsit në kërkim të depozitave të akullit të ujit. Ndërkohë, e ardhmja e Marsit është duke u përcaktuar tani në Tokë.
Qendra e Drejtimit të Fluturimeve në periferi të Moskës korrektoi trajektoren e fluturimit t
Astronomët zbuluan në sistemin më të afërt yjor Alpha Centauri exoplanetin me masë të njëjtë me Tokën. Atë e ndajnë vetëm 4.3 vite drite nga Toka. Përshkrimi i zbulimit është botuar në revistën Nature.
Astronomët amatorë, anëtarë të projektit Planet Hunters, zbuluan një exoplanet në një sistem prej katër yjesh. Zbulimi i tyre është njoftuar në revistën Astrophysical Journal.
Meteoriti Allan Hills A81001 u zbulua në Antarktidë në vitin 1981. Ai ka një masë prej 50 gramë. Meteoriti dikur ka qenë pjesë e Vesta-s, njërit prej asteroidëve më të mëdhenj të Sistemit Diellor.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
1
2
3
5
6
7
8
13
14
15
20
21
24
27
28
30