Anija kozmike ruse e mallrave “Progress M-14M” startoi më 25 janar në 23:06:40 sekonda sipas orës së Moskës (GTM) nga kozmodromi “Bajkonur” drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN).
Astronomët kanë zbuluar një galaktikë xhuxhe në një distancë prej 7 miliardë vite dritë larg nga Toka. Masa e objektit e tejkalon vetëm 190 milionë herë masën e Diellit.
Shtetet e Bashkuara lëshuan në kozmos satelitin WGS 4 për sigurimin e ndërlidhjes me aparatet fluturuese të papilotuara që përdoren në Lindjen e Mesme dhe në Azi.
Fragmentet e stacionit ndërplanetar rus “Phobos-Grunt” ranë në Oqeanin Paqësor 1.250 kilometra në perëndim të ishullit Wellington (Kili), njoftoi Zëdhënësi i Trupave të Mbrojtjes Ajrore dhe Kozmike të Rusisë Kolonel Aleksei Zollotuhin.