×
Era e Kozmonautikës

Ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) do ta kremtojë 15 herë Vitin e Ri 2014. Pikërisht kaq herë SKN-ja (ISS) do të kapërcejë kufirin në mes të 31 dhjetorit të vitit 2013 dhe 1 janarit të 2014-s.

Banorët e Tokës do të shohin dy eklipse hënore dhe dy diellore në vitin 2014, treguan astronomët siberianë. Gjithashtu pranë Tokës do të fluturojnë 1 asteroid dhe 7 kometa.

Tre aparate kozmike të destinacionit ushtarak, të cilët u lëshuan të mërkurën nga kozmodromi "Plesetsk" me ndihmën e raketëmbajtëses "Rokot" dhe bllokut përforcues të vrullit "Briz-KM", u nxorrën në orbitën e synuar, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse për Trupat e mbrojtjes ajroro-kozmike, Koloneli Dimitri Zenin.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë (SHBA) propozuan kufij të rinj të zonës së banueshme për planete të tipit të Tokës. Duke u bazuar në koeficientët e saktësuar të gllabërimit të molekulave të ujit dhe dioksidit të karbonit, ata arritën në përfundimin se planetet potencialisht "të banueshme" duhen kërkuar larg nga yjet dhe jo siç mendohej më parë.

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Kina lëshoi robotin e saj të parë eksplorues të Hënës. Misioni "Chang'e-3" u nis drejt Hënës natën në të gdhirë të së hënës.

Kometa ISON, e cila u zbulua një vit më parë nga astronomi rus Artiom Noviçonok dhe kolegu i tij nga Bjellorusia Vitali Nevskij, nuk e përballoi dot afrimin me Diellin dhe u shndërrua në pluhur.

Vendet me industri të përparuar kozmike po demonstrojnë sukseset e veta në eksplorimin e hapësirës rreth orbitës së Tokës. Por për të avancuar më tej në këtë lëmë shtetet e sipërpërmendura duhet të bashkojnë përpjekjet.

Ekspertët e Institutit të Gjeologjisë të Filialit të Uralit të Akademisë ruse të Shkencave gjetën ndryshk brenda fragmentit të meteoritit që ra në qarkun e Çeljabinskut më 15 shkurt të vitit 2013.

Anija kozmike e mallrave "Progress M-21M" startoi për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) më 26 nëntor të vitit 2013 në orën 00:53 GMT.

Irani filloi kontrollin përfundimtar të të gjitha sistemeve të satelitit të ri "Tadbir" para lëshimit të tij në kozmos​​.

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se polet magnetike të diellit do të ndryshojnë vendet gjatë 3 javëve të ardhshme.

Në vitin 1998 drejt orbitës u nis moduli i parë i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - blloku rus "Zarja".

Njëzet e pesë vjet më parë, më 15 nëntor të vitit 1988, nga Kozmodromi "Bajkonur" startoi sistemin kozmik sovjetik i përdorimit shumëherësh ​​"Energia-Buran". Kozmoplani gjigand e kreu fluturimin e tij në regjim plotësisht automatik, çka më pas hyri si fakt në Librin e Rekordeve Guinness.

Agjencia Hapësinore Amerikane - NASA - planifikon që deri në vitin 2017 të heqë dorë plotësisht nga shërbimet e ofruara prej Rusisë lidhur me dërgimin e astronautëve amerikanë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Agjencia Federale Kozmike e Rusisë - "Roskozmos" - po ripërtërin grupin e satelitëve të sondimit të distancuar të Tokës. Deri në vitin 2015 është planifikuar të nxirret në orbitë minimalisht "kompleti" i nevojshëm i aparateve hidrometeorologjike si dhe të dislokohet sistemi "Arktiku" dhe "Obzor" ("Vështrim i përgjithshëm"). Kush dhe në ç’mënyrë do t’i përdorë të dhënat e tyre?

Koreja e Jugut ka si qëllim të nxjerrë në orbitën rreth Hënës një satelit të vetin dhe më pas të dërgojë në sipërfaqen e këtij trupi qiellor një robot të vogël eksplorues.

Aparti kozmik "Raduga-1M" është nxjerrë në orbitën e synuar, njoftoi zëdhënësi i Trupave të Mbrojtjes Ajroro-Kozmike të Rusisë.

Sonda indiane e Marsit "Mangalyan" e ngriti me sukses orbitën e saj në një lartësi prej 118.000 km mbi Tokë, duke kompensuar pasojat e difektit që ndodhi një ditë më parë gjatë procesit të radhës të rritjes së orbitës, njoftoi Organizata indiane e kërkimeve kozmike.

Sateliti i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) GOCE hyri në atmosferën e Tokës dhe u dogj gjatë afrimit me sipërfaqen e planetit Tokë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2017
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31