×
refugjatë

Autoritetet e Australisë kanë pranuar se i detyrojnë anijet me refugjatë nga Indonezia të largohen prej ujërave territoriale australiane, njoftojnë mediat, duke cituar Ministrin e Emigracionit dhe Mbrojtjes së kufijve të vendit, Scott Morrison.

Rusia i bën thirrje të gjitha shteteve, të cilat mund të ndikojnë mbi militantët në Siri, të arrijnë në marrëveshje me ta për të siguruar qasjen në ndihmat humanitare të njerëzve në nevojë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Më shumë se 200 refugjatë afganë, që përpiqen të marrin azil në Belgjikë, shkatërruan kampin e ngritur në qytetin e Mons, duke kërkuar një takim me Kryeministrin e vendin Elio Di Rupo.

Në Australi ka hyrë në fuqi Kodi, i cili përcakton rregullat e sjelljes për të huajt që kanë kërkuar azil në Australi.

Bullgaria në shkurt do të përfundojë ndërtimin e gardhit 33 km të gjatë prej teli me gjemba në kufirin me Turqinë për të kufizuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm në vend, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Angel Najdenov.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e refugjatëve kërkon vendosjen e moratoriumit për dëbimin e refugjatëve sirianë në vendet fqinje me Sirinë, që ndërmerret nga një sërë shtetesh evropiane.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Human Rights Watch" (HRW) njofton mbi ndalimin në Egjipt të më shumë se 1.500 refugjatëve sirianë, shumicën e të cilëve autoritetet egjiptiane i kanë detyruar të kthehen në Siri.

Më shumë se gjysmë milioni refugjatë somalezë, që jetojnë aktualisht në Kenia, do të riatdhesohen në atdheun e tyre pasi Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët nënshkroi marrëveshjen përkatëse tripalëshe me qeveritë e Somalisë dhe Kenias.

Aktivistet e "FEMEN" të martën në mbrëmje u zhveshën topless gjatë takimit të Kryebashkiakut të Hamburgut, Olaf Scholz, me banorët e qytetit kushtuar problemit të refugjatëve.

Sipas parashikimit të OKB-së, në vitin 2014 tashmë më shumë se katër milionë njerëz do të jenë të detyruar të largohen nga Siria për shkak të konfliktit të brendshëm, i cili po vazhdon që nga marsi i vitit 2011 në këtë vend.

Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve evropiane po diskutojnë sot mbi situatën në lidhje me refugjatët.

Roja bregdetare italiane gjati në det në juglindje të Siçilisë një grup refugjatësh nga Siria.

Mes banorëve të kampit të refugjatëve në qytetin e Chemnitz në Gjermaninë Lindore shpërtheu një konflikt.

Rusia ka ndërmend të akordojë 10 milionë dollarë si një kontribut të vlefshëm në Drejtorinë e Komisionerit të Lartë të OKB-së për çështjet me refugjatët.

Operacioni ushtarak amerikan kundër Sirisë, në qoftë se do të realizohet, do të përkeqësojë në mënyrë të konsiderueshme situatën tashmë të pasigurt humanitare në vend. Si rezultat i konfliktit të armatosur, i cili ka 2 vjet e gjysëm që zgjat, më shumë se dy milionë qytetarë sirianë janë kthyer në refugjatë.

Si rezultat i krizës siriane një milion fëmijë janë kthyer në refugjatë.

Marinarët ushtarakë australianë zhvilluan një operacion të madh shpëtimi në Oqeanin Indian, ku pësoi katastrofë një anije me emigrantë të paligjshëm.

Numri i refugjatëve nga Siria po i afrohet shifrës 2 milionë.

Autoritetet gjermane njoftojnë mbi një rritje të theksuar të numrit të refugjatëve në vend, të cilët kërkojnë azil politik.

Autoritetet qipriote, nga frika e një dyndjeje të pakontrolluar të refugjatëve nga Siria, e kanë mbyllur hyrjen për shtetasit e Republikës Arabe në territorin e tyre, deklaroi Drejtoresha e Departamentit të Migracionit të shtetit ishullor, Ani Shakali.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31