|
|
Çfarë krijese do të përfitohet nëse do të kombinojmë bukurinë dhe butësinë e maces me besnikërinë dhe aftësinë e qenit për trajnim (përgatitje)? Nga kryqëzimi i këtyre karakteritikave do të marrim Bobtail-in e Kurileve. Vendlindja e kësaj race të rrallë të maceve janë Ishujt Kurile të vendosura në Lindjen e Largët Ruse, pranë Japonisë. Bobtail-in e Kurileve shpesh e quajnë "qeni i vogël i Kurileve". Ose "rrëqebulli i vogël shtëpiak" - për shkak të këmbëve të prapme, të cilat janë më të gjata se të përparmet, dhe bishtit mjaft elegant, simpatik.