×
Sport

Presidenti amerikan Barack Obama të premten, në një intervistë me gazetarët e televizionit amerikan, duke iu përgjigjur pyetjes - nëse do t’u këshillonte ai miqve të vet më të ngushtë për të shkuar në Lojrat Olimpike Dimërore - u përgjigj si vijon: "Unë do t’u thoja atyre se Soçi është vend krejtësisht i parrezikshëm".

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin u përfshi në listën e 11 liderëve shtetërorë më sportivë të hartuar prej botimit amerikan "The Health Fitness Revolution".

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkroi një ligj, i cili parashikon aplikimin e gjobave, punën e detyruar dhe ndalimin e ndjekjes së ndeshjeve në stadiume deri në 3 vjet për shkelje të rregullave të sjelljes gjatë zhvillimit të evenimenteve sportive zyrtare.

Çiklisti britanik Chris Froome fitoi kampionatin e "Tour de France" që përkon me 100-vjetorin e këtij evenimenti sportiv.

Delegacioni i parë që mbërriti në kryeqytetin e Tartarstanit (Republikë e Federatës Ruse kjo) ishte ai nga qyteti i Gwangju (Koreja e Jugut) - vendi pritës i Universiadës së ardhshme verore të vitit 2015.
Sot nga qyteti i Vladivostokut zjarri i Lojrave Studentore Botërore do të drejtohet për në Habarovsk. Stafeta e zjarrit do të kalojë nëpër rrugët e Habarovskut më 1 mars.
Biletat për Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi do të hidhen përsëri në shitje. Kaloi vetëm faza e parë e shitjes dhe jo të gjitha vendet në tribunat olimpike janë zënë, deklaruan organizatorët e Lojrave. Thashethemet se bileta për Olimpiadën e vitin 2014 nuk ka më filluan të qarkullojnë pas asaj, kur biletat më të lira u blenë brenda disa orëve mbas fillimit të shitjes së tyre në faqen e Lojrave Olimpike (online). Vërtetë, shumë shpejt u shitën në mënyrë të rrufeshme edhe biletat për vendet më të shtrenjta në tribuna.
Deri në momentin e fillimit të Olimpiadës Dimërore ka mbetur plot një vit kohë. Në qendër të Moskës u lansua ora, e cila do të numërojë kohën deri në momentin e fillimit të ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi. Së bashku me kryeqytetin rus orë të tilla nisën të punojnë sot edhe në 7 qytete të tjera të vendit.
Habarovsk u bë qyteti i parë rus, në të cilin nisi numërimi mbrapsht (countdown) deri në momentin e fillimit të Olimpiadës në Soçi. Atje u organizua ceremonia e vendosjes së orës simbolike.
Në etapën e Kupës Botërore për sportet me slita "Nëpër tokën e Sampo" në Karelia rusët kanë fituar në garat e skive të tërhequra me qen (skijoring). Në garat me slita të mbrehura me gjashtë qen e para në finish mbërriti Indre Dauyotine nga Lituania, kurse në garat me slita me tetë qen - çeku Paul Pfeiffer.
Drejtuesit e ekipit kombëtar të cricketit të Bangladeshit kanë vendosur të anullojnë udhëtimin në Pakistan për arsye sigurie.
Stërvitja e hapur e kombëtares holandeze në Krakov, për të parë të cilën u mblodhën rreth 25 mijë veta, përfundoi me një skandal.
Sot hapet Kampionati XIV Evropian i Futbollit. Në Varshavë po presin me padurim ndeshjen e hapjes së Euro 2012 - Poloni-Greqi. Në qendër të kryeqytetit polak u hap qyteza më e madhe e tifozëve në gjithë historinë e zhvillimit të Kampionatit Evropian.
Në Britaninë e Madhe sot u lëshua në ujë jahti Olimpik me një veshje prej më shumë se 1200 fragmentesh të ndryshme prej druri.
Rusia planifikon të nisë në kozmos Zjarrin Olimpik përpara fillimit të Lojërave të vitit 2014 në Soçi, deklaroi Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Aleksandër Zhukov. 50 vjet të shkuara Rusia u vendi i parë që nisi njeriun në kozmos.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30