×
bujqësia, 2013

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Federatës Ruse po zhvillon bisedime me investitorët japonezë për krijimin e një zonë të veçantë ekonomike në Lindjen e Largët të vendit për kultivimin në territorin rus të sojës dhe hikrrës.

OBT-ja është fare pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re mbi tregtinë ndërkombëtare, e para në më shumë se një dekadë, shkruan gazeta "The Financial Times".

Shërbimi Sanitar nga e hëna pezullon furnizimin e produkteve të qumështit në Rusi nga Lituania për shkak të pretendimeve në lidhje me cilësinë e tyre, njoftoi Drejtori i Shërbimit Sanitar të Rusisë, mjeku Gennadi Onishçenko.

Ekonomistët hungarezë po u bien kambanave të alarmit. Hyrja e vendit në Bashkimin Evropian në vitin 2004 në vend të përfitimit financiar i ka sjellë ekonomisë kombëtare vetëm humbje në rritje. Autoritetet e vendit tashmë janë të detyruara të mbrojnë interesat e prodhuesve të vet me anë të masave proteksioniste të ashpra të papara.

Dëmi ekonomik nga përmbytjet në Lindjen e Largët e Rusisë do të jetë rreth 18 miliardë rubla (600 milionë $), ose 0.03 për qind e PBB-së. Një vlerësim i tillë është bërë nga ekspertët e Institutit të parashikimit ekonomik. Por ekspertët theksojnë se fjalë bëhet tani për tani vetëm për llogaritjet paraprake. Kur të largohet uji atëhere dhe do të bëhet e qartë shkalla e vërtetë e katastrofës së shkaktuar nga fatkeqësia natyrore.

Komisioni Evropian i kërkoi Polonisë kthimin e më shumë se 30 milionë euro subvencione për fermerët për shkak të kontrollit të dobët mbi shpërndarjen e fondeve.

Një mori e paparë karkalecash, që kanë fluturuar nga Egjipti, po boshatisin jugun e Izraelit. Karkalecat kanë shkatërruar tërë bimësinë përtej kufijve të tokës bujqësore. Janë dëmtuar seriozisht ullinjtë dhe pemët frutore.
Një thatësirë e paparë, drastike po bën në ishullin e Veriut të Zelandës së Re. Sipas meteorologëve kjo thatësirë do të jetë më e madhja në 30 vitet e fundit.
Izraelitët ishin në gjendje ta përballonin valën e parë të karkalecave, të cilët fluturuan në jug të vendit nga Gadishulli i Sinait.
Izraeli, bujqësia, karkaleci
Kryeministri i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili e ka quajtur rregullimin e marrëdhënieve me Rusinë "problemin më të madh dhe dëshirën më të madhe" të autoriteteve të reja.
Rusia duhet t’i rikthejë vetes statusin e një prej fuqive kryesore agrare botërore. Kjo, sipas njoftimit të korrespondentit të "Zërit të Rusisë", u artikulua nga Kryeministri Dimitri Medvediev në takimin e zgjeruar të këshillit të ministrave.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30