×
bujqësia

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Federatës Ruse po zhvillon bisedime me investitorët japonezë për krijimin e një zonë të veçantë ekonomike në Lindjen e Largët të vendit për kultivimin në territorin rus të sojës dhe hikrrës.

OBT-ja është fare pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re mbi tregtinë ndërkombëtare, e para në më shumë se një dekadë, shkruan gazeta "The Financial Times".

Shërbimi Sanitar nga e hëna pezullon furnizimin e produkteve të qumështit në Rusi nga Lituania për shkak të pretendimeve në lidhje me cilësinë e tyre, njoftoi Drejtori i Shërbimit Sanitar të Rusisë, mjeku Gennadi Onishçenko.

Ekonomistët hungarezë po u bien kambanave të alarmit. Hyrja e vendit në Bashkimin Evropian në vitin 2004 në vend të përfitimit financiar i ka sjellë ekonomisë kombëtare vetëm humbje në rritje. Autoritetet e vendit tashmë janë të detyruara të mbrojnë interesat e prodhuesve të vet me anë të masave proteksioniste të ashpra të papara.

Dëmi ekonomik nga përmbytjet në Lindjen e Largët e Rusisë do të jetë rreth 18 miliardë rubla (600 milionë $), ose 0.03 për qind e PBB-së. Një vlerësim i tillë është bërë nga ekspertët e Institutit të parashikimit ekonomik. Por ekspertët theksojnë se fjalë bëhet tani për tani vetëm për llogaritjet paraprake. Kur të largohet uji atëhere dhe do të bëhet e qartë shkalla e vërtetë e katastrofës së shkaktuar nga fatkeqësia natyrore.

Komisioni Evropian i kërkoi Polonisë kthimin e më shumë se 30 milionë euro subvencione për fermerët për shkak të kontrollit të dobët mbi shpërndarjen e fondeve.

Një mori e paparë karkalecash, që kanë fluturuar nga Egjipti, po boshatisin jugun e Izraelit. Karkalecat kanë shkatërruar tërë bimësinë përtej kufijve të tokës bujqësore. Janë dëmtuar seriozisht ullinjtë dhe pemët frutore.
Një thatësirë e paparë, drastike po bën në ishullin e Veriut të Zelandës së Re. Sipas meteorologëve kjo thatësirë do të jetë më e madhja në 30 vitet e fundit.
Izraelitët ishin në gjendje ta përballonin valën e parë të karkalecave, të cilët fluturuan në jug të vendit nga Gadishulli i Sinait.
Izraeli, bujqësia, karkaleci
Kryeministri i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili e ka quajtur rregullimin e marrëdhënieve me Rusinë "problemin më të madh dhe dëshirën më të madhe" të autoriteteve të reja.
Rusia duhet t’i rikthejë vetes statusin e një prej fuqive kryesore agrare botërore. Kjo, sipas njoftimit të korrespondentit të "Zërit të Rusisë", u artikulua nga Kryeministri Dimitri Medvediev në takimin e zgjeruar të këshillit të ministrave.
Rezervat botërore të grurit do të reduktohen në vitin e ardhshëm me 13%, niveli më i ulët ky në katër vitet e fundit.
Me qëllim të stabilizimit të çmimeve të drithërave në Rusi deri në fund të vitit do të ndërmerren disa intervencione drithërash, domethënë, shitja e drithit nga fondi shtetëror. Vendimin për këtë e mori Kryeministri Dimitri Medvediev. Shteti mund të shesë këtë vit deri në 500.000 ton grurë, por në qoftë se do të jetë e nevojshme madje dhe më shumë. Para së gjithash kjo do të zbatohet në Siberi, në Ural dhe Lindjen e Largët.
Modelet më të fundit të makinerive bujqësore janë paraqitur nga Rusia në ekspozitën ndërkombëtare industriale, e cila u hap në qytetin Rason në verilindje të Koresë së Veriut.
Popullsia e Tokës nuk është e kërcënuar nga uria, por ushqimi nuk do të jetë aspak i lirë megjithatë. Në një përfundim të tillë arritën ekspertët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBZHE ose OECD) dhe Organizatës së Bujqësisë të OKB-së (FAO).
Çmimi i vajit të ullirit në tregjet botërore arriti minimumin 10-vjeçar, duke vënë në rrezik ekonomitë e vendeve të Evropës jugore, ku tashmë janë marrë masat e ekonomisë të rreptë buxhetore.
Rusia, e cila gati një vit mungoi në tregun botëror të drithërave, arriti të rikonfirmojë pozitat e veta dhe madje të vendosë një rekord të ri historik. Më 1 prill për eksport u nisën 18.5 milionë ton grurë.
Sipas parashikimeve të OKB-së, rritja e popullsisë botërore nga 7 deri në 9 miliardë banorë aty nga vitit 2050 do të kërkojë një rritje të konsiderueshme të prodhimit të produkteve ushqimore.
Agrarët (fermerët) rusë po përgatiten për t’u bashkuar me OBT, ndërkohë që duhet thënë se kushtet e bashkimit me këtë Organizatë janë nga më të mirat.
Kompanitë ruse kanë eksportuar që nga 1 korriku i vitit 2011 e deri më sot
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30