×
Hungari, 2014

Partia hungareze e krahut të djathtë "Jobbik" (emri i plotë "Jobbik Magyarországért Mozgalom") organizoi Kongresin e vet paraelektoral në ish-sinagogën e qytetit Esztergom. Protestuesit u përpoqën për ta penguar atë, por policia nuk i ka lejuar. Organizatat çifute deklaruan se partia "Jobbik" me veprimet e veta ka fyer kujtesën e hebrenjve të deportuar nga Esztergom në periudhën e Holokaustit.

Rusia do të marrë pjesë në projektin për modernizimin dhe rritjen e kapacitetit të centralit bërthamor hungarez "Paks", i cili është vlerësuar në gati 10 miliardë euro. Hungaria, nga ana e saj, do të përmbushë të gjitha detyrimet e veta për pjesëmarrjen në ndërtimin e tubacionit të gazit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Rusia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e energjisë atomike për qëllime paqësore, e cila parashikon ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në centralin bërthamor "Paks".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31