Ish Kryeministri i Hungarisë, socialisti Ferenc Gyurcsány u arrestua nga policia ditën e premte gjatë një aksioni proteste kundër politikës së pasardhësit të tij, politikanit të krahut të dhjathtë Viktor Orban, raporton Agjencia AFP.
Krerët e qeverive të Republikës Çeke dhe Hungarisë, përkatësisht Petr Necas dhe Viktor Orban, nuk pajtohen me traktatin e ri të BE-së, i cili parashikon rreptësimin e kontrollit mbi shpenzimet e mjeteve buxhetore dhe vëllimet e borxhit shtetëror.
Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kreditit Moody’s Investors Service uli vlerësimin e kreditit sovran të Hungarisë me një shkallë - nga “Baa3” deri në “Ba1”. Parashikimi përkatësisht rejtingut vazhdon të mbetet negativ.
Qeveria hungareze mori vendimin të shesë aeroplanët që do të hiqen nga përdorimi në Forcat Ajrore të vendit, duke përfshirë edhe 8 gjuajtës MiG-29, në tender të hapur në tetor.
Ekipi përfaqësues i Rusisë fitoi 17 medalje ari, 8 medalje argjendi dhe 8 bronzi në Kampionatin Botëror të Notit me lopatëza (flippers), i cili po zhvillohet në Hungari, duke zënë vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor.
Sipas pohimeve të dëshmitarëve okularë, vendimin e gjykatës së Budapestit për njohjen e pafajësisë së ish oficerit të xhandarmërisë hungareze Sándor Kepiró salla e priti me duartrokitje.
Në Hungari u organizua demonstrata më masive për 20 vitet e fundit. Rreth 30 mijë veta dolën në rrugë të Budapestit në shenjë proteste kundër ligjit të ri për Mjetet e Informimit Masiv (MIM).
Qëllimi kryesor i kryesisë së Hungarisë në BE është kapërcimi i i pasojave të krizës financiare, deklaroi në konferencën e vet për shtyp në Moskë Ambasadori i Rpublikës së Hungarisë Ijguarto Istavan.