×
Hungari

Partia hungareze e krahut të djathtë "Jobbik" (emri i plotë "Jobbik Magyarországért Mozgalom") organizoi Kongresin e vet paraelektoral në ish-sinagogën e qytetit Esztergom. Protestuesit u përpoqën për ta penguar atë, por policia nuk i ka lejuar. Organizatat çifute deklaruan se partia "Jobbik" me veprimet e veta ka fyer kujtesën e hebrenjve të deportuar nga Esztergom në periudhën e Holokaustit.

Rusia do të marrë pjesë në projektin për modernizimin dhe rritjen e kapacitetit të centralit bërthamor hungarez "Paks", i cili është vlerësuar në gati 10 miliardë euro. Hungaria, nga ana e saj, do të përmbushë të gjitha detyrimet e veta për pjesëmarrjen në ndërtimin e tubacionit të gazit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Rusia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e energjisë atomike për qëllime paqësore, e cila parashikon ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në centralin bërthamor "Paks".

Kompania ruso-hungareze South Stream Hungary Zrt dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i organizatave të projektimit kanë nënshkruar një kontratë për realizimin e punimeve projektuese dhe studimore të seksionit hungarez të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Në Hungari një grua shtatzënë, e cila u diagnostikua me vdekje të trurit, lindi një fëmijë plotësisht të shëndetshëm.

Kohët e fundit vendet e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore po shkaktojnë pakënaqësi gjithnjë në rritje ndër zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kësaj here vlerësimin kritik nga ana e tyre e meritoi Rumania.

Në valën e euroskepticizmit politikanët e arsyeshëm e mendjekthjellët në Evropën Qendrore dhe Lindore janë përpjekur të marrin në konsideratë aspekte të caktuara të kursit socio-ekonomik dhe politik që ndiqet në shumë vende të suksesshme të Azisë Jug-Lindore dhe Amerikës Latine.

Aktivitetet masive publike, të cilat u zhvilluan gjatë kësaj jave në Hungari në kuadër të festimit të Ditës së Pavarësisë, për herë të parë në historinë bashkëkohore të vendit u shënuan nga parullat mjaft të spikatura të drejtuara kundër politikave të Bashkimit Evropian dhe "kapitalit të huaj".

Në Budapest dhjetra mijëra njerëz morën pjesë në demonstratat e organizuara nga forcat e ndryshme politike, për të përkujtuar përvjetorin e kryengritjes së vitit 1956 kundër regjimit komunist.

Hungarezët e ekstremit të djathtë janë kërcënuar të minojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Ukrainës dhe BE-së, në qoftë se për hungarezët që jetojnë në zonën përtej Karpateve nuk do të krijohet rajoni autonom.

Parashutisti nga Hungaria, i cili ishte zhdukur një ditë më parë në provincën kineze Hunan, u gjet i vdekur.

Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore kombëtare çeke CSA kreu një ulje emergjente në aeroportin e Budapestit, pas zjarrit që ra në njërin nga motorët gjatë ngritjes në ajër.

Ekonomistët hungarezë po u bien kambanave të alarmit. Hyrja e vendit në Bashkimin Evropian në vitin 2004 në vend të përfitimit financiar i ka sjellë ekonomisë kombëtare vetëm humbje në rritje. Autoritetet e vendit tashmë janë të detyruara të mbrojnë interesat e prodhuesve të vet me anë të masave proteksioniste të ashpra të papara.

Komisioni Europian ka pezulluar përkohësisht ofrimin e financimit në Hungari për një sërë programesh të asistencës për shkak të shkeljeve të evidentuara në sferën e kontrollit të përdorimit të këtyre fondeve.

Krimineli nazist i luftës, hungarezi 98-vjeçar Laszlo Csizsik-Csatary, vdiq në Budapest pa arritur të jetonte deri në fund të procesit gjyqësor.

Ditën e martë gjykata hungareze i shpalli akgjykimin 4 të pandehurve të akuzuar për vrasjet brutale të ciganëve në vitet 2008-2009.

Në jugperëndim të kryeqytetit të Hungarisë sot gjetën një bombë të kohërave të Luftës së Dytë Botërore me peshë 100 kg, njoftuan mediat lokale.

Qeveria hungareze do të shesë gjuajtësit dhe tanket e prodhimit sovjetik të mbetur në vend, të cilët, sipas fjalëve të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes të vendit, janë ruajtur në gjendje shumë të mirë, por nuk përmbushin më kërkesat e standardet e NATO-s.

Gjykata hungareze i ka paraqitur aktakuzat për krime lufte gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore 98-vjeçarit Laszlo Csizsik-Csatary.
Përmbytjet që kanë përfshirë Europën Qendrore, po avancojnë p
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2017
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31