×
mjekët, 2013

Njerëzit të cilët konsumojnë rregullisht pije alkoolike jetojnë më gjatë se sa abstenuesit e tyre. Njerëzit që pijnë i kanë nervat më të forta, enët e gjakut më elastike dhe për ta jeta është shumë më e gëzueshme. Në këto konkluzione arritën shkencëtarët amerikanë duke u bazuar në rezultatet e eksperimentit të tyre 20-vjeçar.

Planet e OKB-së për zhvillimin e vaksinimit kundër poliomelitit në Sudan, të cilit duhet t’i nënshtroheshin 165 mijë fëmijë, nuk mund të realizohen për shkak të konfliktit midis autoriteteve dhe rebelëve.

Mjekët amerikanë kanë shpikur tortura të reja për të burgosurit, që mbahen të ngujuar në burgjet e fshehta speciale të SHBA-së, si dhe kanë marrë pjesë në talljet e rënda dhe ushtrimin e dhunës ndaj terroristëve të dyshuar. Kjo u bë e njohur nga raporti i Komisionit të pavarur për profesionalizmin mjekësor (The independent Commission on medical professionalism).

Mjekët e Ushtrisë amerikane kanë sanksionuar torturimin e terroristëve të dyshuar në burgjet ushtarake amerikane, si dhe kanë marrë pjesë personalisht në to, në kundërshtim me parimet e etikës mjekësore, thuhet në raportin e Komisionit të pavarur mbi Profesionalizmin Mjekësor.

Sot në Greqi hynë po zhvillojnë një grevë, personeli i spitaleve publike, mësuesit e shkollave, si ​​dhe profesorët e Universitetit Kombëtar të Athinës me emrin e Kapodistrian.

Të mërkurën mijëra mjekë dhe infermierë në Kroaci filluan një grevë  duke kërkuar nënshkrimin e një marrëveshje të re kolektive, e cila duhet të parashikojë një rritje të pagave për punën jashtë orarit dhe dezhurnet.

Më shumë se 30 persona janë drejtuar për ndihmë mjekësore si rezultat i zjarrit që ra në metronë e Moskës, 4 janë hospitalizuar.
Dietologët rusë kanë përdorur tashmë një metodë të re për të luftuar obezitetin (ndryshe mbipeshën). Dhjamosja është një epidemi e cila ka gjetur përhapje të gjerë në shumë vende Perëndimore dhe disa Lindore, për shembull, në Indi. Ajo mund të shërohet me ndihmën e preparatit të ri të zhvilluar rishtas nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe psikologëve.
Mjekët rusë tashmë mund të studiojnë trurin e njeriut me ndihmën e fushës elektromagnetike. Kjo metodë do të ndihmojë kurimin e sëmundjeve të tilla si epilepsia dhe sëmundja e Parkinsonit.
Kolegji i gjykatësve popullorë në Filadelfia e shpalli Kermit Gosnell fajtor për tri raste të vrasjes së foshnjave në një klinikë abortesh. Tani mjeku mund të përballet me dënimin me vdekje.
Qytetari amerikan, Joe Nagy, i cili u drejtua për ndihmë tek mjeku për shkak të një rrufe të vazhdueshme, për një vit e gjysëm u kurua kundër alergjisë, gjë kjo që pothuajse i kushtoi jetën atij.
Ministri i Jashtëm i Brazilit, Antonio Patriota, njoftoi mbi faktin se vendi i tij po zhvillon bisedime me Kubën në lidhje me punësimin e 6 mijë mjekëve kubanë, të cilët presupozohet të dërgohen në rajonet e largëta të Brazilit.
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Afrikës së Jugut planifikon të dërgojë studentët e vet të mjekësisë për t'u arsimuar në Rusi, deklaroi Kreu i dikasterit Aaron Motsoaledi.
Mjekët rusë nga qyteti i Novosibirskut kanë kryer një operacion me të vërtetë unikal në sy. Vetëm se pacienti i tyre nuk ishte njeri, por një majmun i gjelbër. Veterinerët arritën t’i kthejnë shikimin kafshës gati të verbër.
Shkencëtarët tanë kanë gjetur mënyrën e rritjes së mishit artificial - një deklaratë të tillë të bujshme, madje sensacionale, kanë bërë kohët e fundit inxhinierët amerikanë nga kompania Modern Meadow. Ata kanë paraqitur teknologjinë unikale për prodhimin e mishit artificial.
Onkologët rusë gjetën një metodë për të shpëtuar jetët e miliona pacientëve me kancer të mushkërive. Ata do të trajtohen në mënyrë të adresuar (individuale). Çdo pacient do të ketë "pasaportën e tumorit" dhe skemën e vet individuale të terapisë në varësi të historisë së sëmundjes dhe prognozës. Me kalimin e kohës ky zhvillim mund të aplikohet për të gjitha llojet e tumoreve malinjë.
Në kryeqytetin e Republikës së Tartarstanit, Kazan, kanë filluar të bëjnë operacione në bazë të një metode të re unikale. Pacientët me sëmundje ishemike të arterieve të gjymtyrëve të poshtme, me dëmtime të enëve të gjakut dhe nervave periferike nuk do të kenë më nevojë t’i nënshtrohen kurseve të gjata të terapisë medikamentoze.
Këshilli Kombëtar i Shoqatës franceze të punonjësve shëndet
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
29
30
31