×
nacionalist, 2013

"Tërmet politik" parashikojnë për Evropën në vitin e ardhshëm disa ekspertë. Sipas mendimit të tyre, në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në pranverë të vitit 2014, ekziston probabiliteti i lartë i suksesit të euroskeptikëve dhe radikalëve. Ata duhet të ndalojnë rrëshqitjen e mëtejshme të Evropës në kaosin e tolerancës së tepruar.

Partia e nacionalistëve bullgarë "Ataka" paraqiti në Parlamentin e vendit një deklaratë, në të cilën kërkon kthimin Bullgarisë të tokave të Serbisë dhe Maqedonisë, të cilat ajo i humbi pas disfatës në Luftën e Parë Botërore.

Një lajm me të vërtetë shokues erdhi nga Sllovakia. Sipas rezultateve të zgjedhjeve Guvernator i Krahinës Banska Bystrica u bë Kryetari i partisë ultranacionaliste "Sllovakia Jonë" ("Naše Slovensko") Marian Kotleba.

Në Varshavë janë arrestuar disa dhjetëra pjesëmarrës të "Marshimit të Pavarësisë". Tre prej tyre do të dalin përpara gjykatës për pogromin dhe trazirat e organizuara pranë Përfaqësisë diplomatike ruse. Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë dënoi veprimet e huliganëve, kurse Kryeministri Donald Tusk deklaroi se trazirat që shpërthyen gjatë kremtimit të Ditës së Pavarësisë prishin reputacionin e vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë dënon veprimet e huliganëve nga radhët e pjesëmarrësve nacionalistë të "Marshimit të Pavarësisë", të cilët sot hodhën në territorin e Ambasadës ruse në Varshavë petarde dhe shishe me koktej Molotov.

Pjesëmarrësit e "Marshimit të Pavarësisë", të organizuar nga nacionalistët polakë dhe organizatat ekstreme të krahut të djathtë në Varshavë, i vunë zjarrin një kabine të policisë dhe kontejnerit të mbeturinave pranë Ambasadës së Federatës Ruse, e cila u ndodh në rrugën e marshimit.

Në Kosovë, të dielën, u mbajtën zgjedhjet për autoritetet lokale. Për herë të parë, pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes u mbajtën në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë serbët etnikë.

Në "Marshimin rus" në rajonin Ljublino të Moskës janë përfshirë rreth 8 mijë persona, njofuan në policinë e Moskës.

Tubimi i nacionalistëve i quajtur "Marshimi rus" filloi në rajonin Ljublino të Moskës.

Ditën e Unitetit Kombëtar nacionalistët rusë do ta festojnë me "Marshimin rus" tradicional. Marshimi më i madh do të zhvillohet sot në Moskë.

Hungarezët e ekstremit të djathtë janë kërcënuar të minojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Ukrainës dhe BE-së, në qoftë se për hungarezët që jetojnë në zonën përtej Karpateve nuk do të krijohet rajoni autonom.

Lideri i lëvizjes "Rusët" Dimitri Djomushkin njoftoi se ai ka depozituar në Bashkinë e Moskës një kërkesë për zhvillimin në 4 nëntor në juglindje të qytetit të të ashtuquajturit "Marshimi rus".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31