×
ambasada, Dhjetor 2013

Ministria e Jashtme e Polonisë vendosi t’i drejtohet Këshillit të Ministrave me kërkesën për akordimin e fondeve me qëllim të mbulimit të dëmeve të shkaktuara Ambasadës ruse gjatë "Marshimit të Pavarësisë" më 11 nëntor të këtij viti, njoftoi të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Marcin Wojciechowski.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov la një shënim në Librin e ngushëllimeve, që u hap në Ambasadën e Republikës së Afrikës së Jugut në Moskë, në lidhje me vdekjen e Nelson Mandelës.

Ambasada e Afrikës së Jugut në Moskë hapi Librin e ngushëllimeve në lidhje me vdekjen e Udhëheqësit të lëvizjes kundër regjimit të Aparteidit dhe Presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, njoftoi misioni diplomatik. Flamujt që valëviten mbi godinën e Ambasadës janë ulur në gjysmë shtizë.

Këto ditët e fundit Ambasadori rus Ivan Mollotkov deklaroi se deri para fundit të vitit në Libi do të niset "grupi pararojë", i cili do të merret me çështjen e rikthimit të Ambasadës së Rusisë në këtë vend. Diplomatët rusë u larguan nga Tripoli në tetor, kur në kryeqytetin e Libisë filluan përleshjet ndërmjet grupeve të armatosura.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
4
5
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31