Suksesi financiar dhe statusi familjar janë, pa diskutim, hallka të një zinxhiri. Së paku kur është fjala për meshkujt. Në këtë konkluzion arritën ekspertët nga Shkolla e Lartë Ekonomike, të cilët kanë kryer një hulumtim shkencor. Por, para se të vrapojnë në zyrën e gjendjes civile me femrën e parë që takojnë, për meshkujt do të ishte më mirë të përcaktonin fillimisht se çfarë konkretisht mund të konvertohet për ta në rubla: cilësitë personale, ndikimi i grave apo imazhi pozitiv i njeriut familjar?