×
Rumania, 2013

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë ditën e enjte vendosi se gjuha shtetërore e Republikës nuk është gjuha moldave, por ajo rumune.

Bashkimi me Moldavinë duhet të jetë projekti i tretë i madh në politikën e jashtme të Rumanisë, pas anëtarësimit të saj në NATO dhe pranimit në BE, deklaroi në një transmetim të drejtpërdrejtë të televizionit rumun Presidenti i vendit Traian Basescu.

Mediat evropiane citojnë aktivisht këto ditë fragmente nga intervista e Kryeministrit britanik David Cameron dhënë gazetës "The Financial Times", e cila i është përkushtuar tërësisht çështjes së migrimit në hapësirën e Evropës së bashkuar. Në të ai u shpreh, në veçanti, për vendosjen e kufizimeve në lëvizjen e lirë të qytetarëve brenda BE-së.

Nëse dikush në Rumani nuk e di ende, së shpejti do të ketë mundësi të bindet se sa "kënaqësi" e madhe është të bësh plazh në afërsi të kapshme nga syri prej bazës ushtarake. Mbi ndjesitë e veta nga kjo fqinjësi e pakëndshme mund të tregojnë turistët, të cilët këtë verë u ndodhën me pushime në resortin qipriot të Paphos në momentin kur dhënia e goditjes mbi Sirinë, e ndodhur gjeografikisht fare pranë, dukej e pashmangshme.

Bullgaria dhe Rumania nuk mund të bashkohen me zonën e Shengenit nga 1 janari i vitit 2014, deklaroi sot Kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Vendimi i Komisionit Evropian për t’i bllokuar Bullgarisë dhe Rumanisë, në fakt për një kohë të pacaktuar, pranimin në Shengen është thjesht i një natyre politike dhe dëshmon për ndarjen e organizatës në bazë të parimit të vertikales hierarkike - mendon vëzhguesi i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Pjotër Iskenderov.

Bullgaria dhe Rumania nuk mund të hyjnë në zonën Shengen në vitin 2014 pasi Bashkimi Evropian "nuk është i gatshëm të zgjerojë hapësirën e Shengenit".

Kohët e fundit vendet e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore po shkaktojnë pakënaqësi gjithnjë në rritje ndër zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kësaj here vlerësimin kritik nga ana e tyre e meritoi Rumania.

Dislokimi i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Rumani ka për Rusinë më shumë rëndësi politike se sa ushtarake. Kompleksi në territorin e Rumanisë destinohet të unifikojë instalimet antiraketore të disa vendeve europiane, duke përfshirë Republikën Çeke, Turqinë, Holandën dhe Spanjën.

Në jug të Rumanisë filluan punët për dislokimin e kompleksit evropian të mbrojtjes antiraket që po krijohet nga SHBA-ja dhe NATO. Në ish bazën ushtarake ajrore në Deveselu aty nga viti 2015 do të vendoset kompleksi multi-qëllimor amerikan i mbrojtjes kundërajrore "Aegis", i cili është i pajisur me raketa interceptuese "Standard-3".

Presidentin e Rumanisë, Traian Basescu, pas përfundimit të mandatit presidencial në vitin 2014, e pret gjyqi, deklaroi sot Kryeministri i këtij vendi, Victor Ponta.

Sot në Rumani filloi ndërtimi i bazës europiane të mbrojtjes antiraket në Deveselu, të projektuar nga SHBA-ja dhe NATO.

Në valën e euroskepticizmit politikanët e arsyeshëm e mendjekthjellët në Evropën Qendrore dhe Lindore janë përpjekur të marrin në konsideratë aspekte të caktuara të kursit socio-ekonomik dhe politik që ndiqet në shumë vende të suksesshme të Azisë Jug-Lindore dhe Amerikës Latine.

7 persona u bënë viktima të përmbytjeve në Rumaninë Lindore.

Gjykata e Bukureshtit filloi sërish seancat e dëgjimit për çështjen e 6 qytetarëve rumunë të akuzuar për vjedhjen e 7 pikturave nga Muzeu i Artit Roterdam-Kunsthal, njoftojnë të martën mediat lokale.

Autoritetet e Rumanisë kanë njohur dështimin e projektit të tubacionit të gazit "Nabucco West", duke kërkuar nga partnerët perëndimorë që t’ju kthejnë atyre shumën prej 23 milionë dollarësh të shpenzuar për projektin.

Në vitin 2014 Gjermaninë e pret vërshimi i një fluksi të konsiderueshëm të qytetarëve të Rumanisë dhe Bullgarisë, të cilëve deri atëherë do t’u hiqen të gjitha kufizimet mbi zgjedhjen e vendbanimit në territorin e shteteve anëtare të BE-së.

Vendi i ekzekutimit të ish-Presidentit të Rumanisë, Nikollai Çaushesku (rum. Nicolae Ceauşescu), në shtator do të mund të vizitohet nga turistët.

Presidenti rumun Traian Basescu pas përfundimit të mandatit të tij të dytë si President vitin e ardhshëm ka ndërmend të marrë nënshtetësinë e Moldavisë.

Në Rumani një pjesë e një kazerme të një njësie ushtarake, ku u pushkatuan ish-Udhëheqësi i shtetit Nikolai Çaushesku (rum. Nicolae Ceauşescu) dhe bashkëshortja e tij Elena, po shndërrohet në muze.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
30
31